Manchester United ka arritur të fitojë një ndeshje të çmendur ndaj Lyonit me rezultat 5-4, pas kohës shtesë.
Vetëm pas 10 minutave lojë Manchester United gjeti epërsinë, kur shënoi mesfushori Manuel Ugarte për 1-0.
Djajtë e Kuq vazhduan dominimin në pjesën e parë, teksa për golin e dytë u desh të pritej minuta e fundit e pjesës së parë.
Harry Maguire asistoi te Diogo Dalot i cili realizoi për ta dyfishuar epërsinë e Djajve të Kuq.
Pjesa e dytë i takoi skuadrës mysafire, që arriti të shënonte dy gola brenda shtatë minutash për të barazuar rezultatin.
Corentin Tolisso ngushtoi epërsinë në 2-1 në minutën e 71-të, teksa shtatë minuta më vonë Nicolo Tagliaficio barazoi shifrat në 2-2 pas asistimit nga Maitland-Niles.
Lyon mbeti me një lojtar më pak në fushë, kur Tolisso u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë në minutën e 89-të.
Në kohën shtesë, Lyon kaloi i pari në epërsi, kur Rayan Cherki realizoi në minutën e 105 për 2-3.
E për 2-4 u përkujdes sulmuesi Alexandre Lacazzette në minutën e 108 duke shënuar nga penalltia.
Djajtë e Kuq shënuan edhe njëherë, kësaj radhe me Bruno Fernandes nga penalltia për 3-4 në minutën e 114-të.
Spektakli dhe golat nuk u ndalën në Old Traford, kur Kobie Mainoo në minutën e 120-të realizoi një gol mjaft të bukur për të barazuar rezultatin në 4-4.
SIR KOBBIE MAINOO pic.twitter.com/6WEOvIIPey
— G (@Gideoomatic) April 17, 2025
Braziliani Casemiro ishte vendimtar, ku pasi fitoi penallti dhe asistoi te Maino, në minutën e 121-të asistoi edhe te Harry Maguire për të shënuar me kokë për 5-4, për ti dhënë goditjen e nokautit skuadrës franceze.
THEY ABUSED MAGUIRE NO END THEY DID. THEY WOULDN'T LET HIM BREATHE.
THEY TURNED ON MAINOO RECENTLY THEY DID BECAUSE CLUB BRIEFED THEM THAT HE WANTED 180K.
LOOK AT YOURSELVES AND ACCEPT YOUR OUTLOOK TOWARDS SOME PLAYERS ARE WRONG. pic.twitter.com/ADkNTuSDEC
— A D
(@UtdDefence) April 17, 2025
Manchester United kalon në fazën gjysmëfinale të Ligës së Evropës me rezultat të përgjithshëm 7-6./ D.C