Kapiteni i Liverpulit, Virgil van Dijk i ka dhënë fund spekulimeve mujore rreth të ardhmes së tij duke rinovuar kontratën.
Marrëveshja e mëparshme e holandezit do të skadonte më 30 qershor, por tashmë ai do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2027.
Duke folur për mediat e klubit për kontratën e tij të re, Van Dijk tha: “Jam shumë i lumtur, shumë krenar. Ka kaq shumë emocione, padyshim që kalojnë nëpër kokën time tani duke folur për këtë. Është një ndjenjë krenarie, është një ndjenjë gëzimi. Është thjesht e pabesueshme. Rrugëtimi që kam pasur deri më tani në karrierën time, të jem në gjendje ta zgjas me dy vite të tjera në këtë klub është i mahnitshëm dhe jam shumë i lumtur”./ D.C
The skipper stays. pic.twitter.com/5aCZj0WndC
— Liverpool FC (@LFC) April 17, 2025