Prokop Nishku rrëfen historinë e dashurisë me sopranon e njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tingulli i trompës është i lidhur ngushtë me Prokop Nishkun, instrumentisti, i cili është njëkohësisht dhe themeluesi i orkestrës së Radio Televizionit Shqiptar dhe ish-Konservatori Shtetëror, sot Universiteti i Arteve në Tiranë. Ai ka studiuar në Pragë dhe shumë shpejt u lidh ngushtë me kulturën çeke dhe me talentin e tij të pashoq ai spikati shumë shpejt. Gjithë kulturën e muzikën e vendit ku studio, Prokop Nishku e solli në vendin ku u lind dhe rrit, në Shqipëri.

Ai ka luajtur me shumë profesionalizëm dhe përgjegjësi artistike për më shumë se 20 vite në orkestrën e Radion Televizionit Shqiptar e deri sa ka dalë në pension. Në këtë orkestër ai ka pasur një ndikim shumë të madh artistik, kulturor dhe social. Por, si bashkudhëtare të jetës ka sopranon e njohur, Edit Mihalin. Në jetën e tyre kanë bashkëpunuar me shumë artistë dhe kanë pasur një miqësi të madhe me artisten e njohur Marie Kraja. Edit Mihali dhe profesor Prokop Nishku mbahen mend nga të gjithë si një çift i çlirët, i dashur dhe mjaft interesant. Ai shkonte shpesh e merrte me biçikletë dhe thirrej si djali me biçikletë.

Në emisioni “Pas Mesante” në ABC Neës ai rrëfen rrugëtimin e tij në karrierë e aq më tepër në jetë. Ai ndalet në kohën kur u njoh me bashkëudhëtaren e tij të jetës. Me sytë e përlotur profesor Prokop Nishku zhytet thellë në kujtimet e rinisë së tij.

“Ishte një grup në vitin ’97, ishte një klasë punëtore, e cila do të shkonte në Kinë, mua më hoqën dhe unë shkova që të ankohesha. Në atë kohë kishin hequr dhe Editin, u takuam në Komisionin e Partisë. Pastaj unë isha pedagog, kjo erdhi dha konkursin dhe unë siç thashë që doja që ta ndihmoja. E fitoi vetë dhe nuk kishte nevojë fare që ta ndihmoja unë. Kisha filluar që ta pëlqeja shumë. Ishte një vajzë shumë e mirë, e urtë e respektuar dhe shumë e zgjuar”, tregon Prokop Nishku .

Lexo edhe :  37 vite pasi ngriti trofeun për Zvicrën/ Eurovizioni rikthen në skenë Celine Dion?

Në “Pas Mesnate” ai u surprizura nga gruaja e tij, sopranoja e njohur Edit Mihali e cila tregon njohjen dhe vitet e një dashurie e cila dha fytet e veta. Edhe pse vitet u rëndojë mbi supe ata ende njihen si “djali me biçikletë të kuqe dhe bjondia”.

“U njohëm në një fatkeqësi që na hoqën nga një grup, që do shkonte në Kinë, por pas një të keqeje vjen një e mirë dhe ne e vazhduam njohjen tonë në konservator. Të dy u njohëm në Konservator dhe ajo na bëri që të përjetoni ditë të shkëlqyera. Kanë shumë vjet para se të martoheshim, kanë qenë 5 vjet dhe tani të dy i kujtojmë me shumë nostalgji ato kohë dhe ishin gjërat më të veçanta. Ne u bëmë një çift që rrinim shumë bashkë dhe këtë e vunë re të gjithë. Me përcillte për në shtëpi, më çonte në shkollë dhe këtë e vunë re të gjithë. E gjithë kjo na bëri që ne të quheshim ky çifti, akoma sot na i përmendin, “çifti ai djali me biçikletë të kuqe me atë bjonden”, tregon Edit Mihali./e.t

Të fundit

VIDEO: Trazira në burgun e Korfuzit me shqiptarë, të burgosurit u vënë flakë dyshekëve

Një situatë e tensionuar është regjistruar ditën e sotme në institucionin e vuajtjes së dënimit të Korfuzit, ku disa...

Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, një shqiptar është në listë!

Në mesin e 38 personave të arrestuar për komplot nga autoritetet e Venezuelës është edhe shqiptari Enid Kasmi. Nga 38 të arrestuarit, 21 janë shtetas...

“A do i bashkosh votat me Ramën?” Kjo është përgjigjja e Agron Shehajt

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj tha në një intervistë për Euronews Albania se votat e partisë që drejton nuk do t’i bashkohen kurrë...

Çim Peka acarohet nga suksesi i Jorida Tabakut, përkrah kandidaten me 394 vota

MERO BAZE - Dy janë temat kryesore në Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 11 majit: dështimi i Sali Berishës dhe natyrisht mos largimi nga...

“Serbët të zbritur nga qielli, Kosovën e marrim”. Ministri serb provokon hapur

Marko Gjuriç i konsideron serbët, “një popull të zbritur nga qielli” dhe “ashtu si hebrenjtë” në Palestinë, edhe serbët në Kosovë janë në tokën...

Lajme të tjera

Web TV