Astronomët kanë zbuluar deri më tani shenjat më premtuese të një shenje jete jashtë sistemit tonë diellor.
Duke përdorur të dhënat nga Teleskopi Hapësinor James Webb (JWST), një ekip i udhëhequr nga Universiteti i Kembrixhit ka identifikuar në atmosferën e ekzoplanetit K2-18b gjurmë kimike të substancave DMS dhe DMDS, molekula që, në Tokë, prodhohen vetëm nga forma jete, kryesisht mikroorganizma si fitoplanktoni detar.
Ekzoplaneti K2-18b ndodhet 124 vite dritë nga Toka, në të ashtuquajturën zonë të banueshme të yllit të tij, që do të thotë se kushtet e tij mund të lejojnë ekzistencën e ujit të lëngshëm, ndoshta edhe të jetës.
Sipas shkencëtarëve, zbulimi ka arritur një nivel sigurie statistikore “tre-sigma”./E.S