Shqipëria, i vetmi vend në Rajon pa politika industriale!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendet me prosperitet ekonomik u bënë të tilla nga zhvillimi i industrisë dhe novacionit teknologjik. Shqipëria përveçse është vendi me industrinë më të pazhvilluar në Rajon dhe me gjerë, ende nuk ka një dokument formal mbi politiken industriale.

Raporti “Ndjekja dhe vlerësimi i performancës industriale dhe ndikimit të politikave në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor” nga Këshilli i Bashkëpunimit rajonal vë në dukje se Shqipëria është i vetmi vend në Rajon që nuk ka një dokument formal që të strukturojë politikën industriale të vendit.

Analiza referon se qeveria është në proces zhvillimi të strategjisë së saj industriale, por kjo nënkupton se vendi ende nuk ka prioritete dhe një strukturë që të ndërhyjë në përmirësimin e konkurrueshmërisë industriale, ngritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përmirësimin e bashkimit me tregun e përbashkët rajonal dhe evropian.

Raporti identifikon zhvillime të ndryshme midis vendeve të rajonit, duke theksuar se disa prej tyre kanë adoptuar dokumente formale që udhëheqin politikën industriale:

Psh Bosnja dhe Hercegovina nuk ka një politikë industriale të unifikuar për gjithë vendin. Megjithatë, entiteti i Republika Srpska ka zhvilluar një Strategji për Zhvillimin industrial, që synon të përmirësojë strukturën prodhuese dhe të nxisë investimet në sektorin industrial.

Kosova është ndër vendet më të fundit që kanë adoptuar një dokument formal në fushën e politikave industriale. Në vitin 2023 është pranuar “Strategjia për Zhvillimin industrial dhe Mbështetjen e Biznesit deri në vitin 2030”. Ky dokument reflekton një angazhim për transformimin e sektorëve kryesorë, përfshirë edhe aspektet inovative dhe të përputhshme me përkushtimet për integrim në tregjet evropiane.

Mali i Zi ka filluar procesin e formulimit të politikave industriale që nga viti 2016. Dokumenti më i fundit, që mbulon periudhën 2019–2023, thekson rëndësinë e modernizimit të sektorit, përmirësimit të produktivitetit dhe rritjes së integrimit në zinxhirët globalë të furnizimit. Ky dokument reflekton një orientim strategjik drejt diversifikimit të sektorëve dhe stimulimit të inovacionit.

Maqedonia e Veriut është një prej pionierëve në këtë fushë, pasi ka miratuar politikën e saj industriale që nga viti 2009. Dokumenti aktual, “Industrial Strategy of North Macedonia 2018–2027”, vendos një vizion afatgjatë dhe përfshin masa të orientuara drejt përmirësimit të kapaciteteve prodhuese, rritjes së inovacionit dhe integrimit në tregjet globale. Ky dokument reflekton një përkushtim të fortë për rritjen e konkurrueshmërisë dhe reformën strukturore në sektorin industrial.

Lexo edhe :  Përfundon numërimi në Kolonjë/ PS forcë e parë, ndiqet nga PD

Serbia filloi me zhvillime të politikave industriale që nga viti 2011 dhe ka përditësuar strategjinë e saj për zhvillimin industrial në periudhën 2021–2030. Ky dokument synon të rrisë kapacitetin prodhues, të modernizojë sektorin përmes adoptimit të teknologjive të avancuara, dhe të rrisë bashkëpunimin ndërmjet sektorëve publik dhe privat, duke integruar masa që mbështesin inovacionin dhe përputhshmërinë me standardet evropiane.

Formulimi i politikave industriale është ngushtësisht i lidhur me përpjekjet për të përshpejtuar integrimin me Tregun e Përbashkët Evropian dhe për të përmbushur standardet dhe kërkesat e Evropës, veçanërisht në kontekstin e “Iniciativave si European Green Deal, New industrial Strategy for Europe” dhe iniciativave të tjera të mbështetura nga BE-ja.

Industria në recesion

Sektori prodhues në vendin tonë ka hyrë në një fazë të gjatë recensioni. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se bujqësia ra për të katërtin vit radhazi me 2024, ndërsa industria ra për të dytin vit.Prodhimi bujqësor ra me -1.1% më 2024 nga -1.8 më 2023, ndërsa sektori i industrisë shënoi rënie me -6.7%, më e forta që nga pandemia 2020.

Sektori i industrisë hyri në vitin e dytë të rënies me 2024 prej faktorëve që lidhen kryesisht me rënies e vlerës së euros dhe rritjes së kostove te brendshme. Rënia e euros nga niveli 122 lekë më 2021 në më pak se 100 lekë vitin e kaluar uli të ardhurat e eksportuesve duke bërë që shumë kompani të mbyllin aktivitetin. Vetëm fabrikat e veshjeve dhe këpucëve kanë shkurtuar gati një të pestën e vendeve të punës vitin e kaluar sipas të dhënave nga statistikat afatshkurtra./ Monitor/   S,M

Të fundit

Lojtari gjerman bën çudinë! Refuzon Realin dhe Barcelonën!

Jonathan Tah, 29 vjeç, ka marrë vendimin final se ku do të luajë në vitet e fundit të karrierës. Qendërmbrojtësi...

Jeta e Madonës po shndërrohet në një serial televiziv

Madonna po bashkëpunon me Netflix për të sjellë jetën dhe karrierën e saj ikonike në ekranin e vogël. Sipas medias amerikane një miniserial biografik...

Maqedoni e Veriut, Taravari braktis qeverinë: Shqiptarët, më të keqtrajtuar se më parë!

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, njoftoi vendimin për tërheqje nga koalicioni qeverisës në Maqedoninë e Veriut. “Këshilli drejtues i partisë dhe kryetarët e...

Numërohen 97% e kutive, Socialistët thellojnë avantazhin me +230 mijë vota

Deri në orën 16:00 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 5065 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë. Sipas shifrave zyrtare...

Adriatik Lapaj paralajmëron dorëheqjen/ Nëse mbetemi me 1 mandat, nuk do të jem deputet!

Adriatik Lapaj, ka deklaruar se nuk do ta marrë mandatin e deputetit nëse koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet mbetet me një mandat në Tiranë, siç...

Lajme të tjera

Web TV