Shqipëria në krye për dixhitalizimin/ Gonxhe: Jemi model

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi se Shqipëria po merret si shembull në rajon sa i përket dixhitalizimit dhe inovacionit. Gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri”, ai tha se fokusi është që ta kthejnë vendin në një pikë referimi teknologjie për Evropën Juglindore.

“Sot Shqipëria nuk është një vend që përpiqet të arrijë të tjerët, por shikohet si shembull në rajon dhe më gjerë si qasje ndaj digjitalizimit dhe inovacionit, që po merret tashmë edhe si model nga të tjerët. Kjo është arritur me punë dhe me besimin se teknologjia është e ardhmja, jo vetëm e administratës sonë por e gjithë zhvillimit ekonomik.

Për këtë arsye, fokusi ynë është i gjerë, edukimi digjital, sipërmarrja teknologjike, bashkëpunimi me sektorin privat, krijimi i kushteve për start up që ndërtojmë këtu dhe konkurrojnë me jashtë, krijimi i një Shqipërie që tenton të bëhet krijuese e teknologjisë.

Ky është momenti për të çuar me tej gjithçka kemi ndërtuar, investuar më shumë në burime njerëzore, për të mbështetur talentet dhe për ta kthyer Shqipërinë në pikë referimi për Evropën juglindore. Transformimi i nisur është i pakthyeshëm por i vazhdueshëm”, tha mes të tjerash ministri. /   S,M

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV