Siguria në shkolla/ Qeveria merr vendimin: Dy oficerë sigurie në këto gjimnaze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 81, të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. Në vendimin nr.600, datë 9.10.2018, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Miratimin e shërbimit të sigurisë publike në institucionet e arsimit parauniversitar, si më poshtë vijon:

a) Institucionet e arsimit të mesëm të lartë gjimnaz, arsimit të mesëm profesional dhe arsimit të mesëm të orientuar, që kanë mbi 80 (tetëdhjetë) nxënës, të kenë 1 (një) oficer sigurie;

b) Institucionet e arsimit bazë ose shkollat e bashkuara, që kanë mbi 350 (treqind e pesëdhjetë) nxënës, të kenë 1 (një) oficer sigurie;

c) Institucionet e arsimit të mesëm të lartë gjimnaz, institucionet e arsimit të mesëm të orientuar, institucionet e arsimit bazë ose shkollat e bashkuara, që kanë mbi 900 (nëntëqind) nxënës, të kenë 2 (dy) oficerë sigurie;

ç) Institucionet e arsimit të mesëm profesional, që kanë mbi 700 (shtatëqind) nxënës, të kenë 2 (dy) oficerë sigurie.

Institucionet e arsimit parauniversitar, që përfitojnë shërbim të sigurisë publike, përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin, përveç institucioneve të arsimit të mesëm profesional, të cilat miratohen nga ministri përgjegjës për arsimin dhe formimin profesional. Shërbimi i sigurisë publike konsiston në monitorimin nga oficeri i sigurisë në institucionet e arsimit parauniversitar, të përcaktuara në këtë vendim, nëpërmjet ndërveprimit të vazhdueshëm të nxënësve, personelit mësimor dhe komunitetit.”.

Në pikën 2, pas fjalëve “… institucionet e sistemit arsimor parauniversitar, …” shtohen “… të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, …”.
Në fund të pikës 3 shtohen fjalët “… të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi.”.
Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“5. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit, konkurrimit dhe shpallja e rezultateve të konkurrimit përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin, përveç institucioneve të arsimit të mesëm profesional, të cilat miratohen nga ministri përgjegjës për arsimin dhe formimin profesional.”.

Lexo edhe :  Larisa, dy fëmijët e vegjël përfundojnë në spital me djegie nga cigaret, arrestohet nëna

Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“7. Numri i oficerëve të sigurisë dhe shpenzimet përkatëse përballohen brenda numrit total të punonjësve dhe fondeve buxhetore, të miratuara për ministrinë përgjegjëse për arsimin. Për institucionet e arsimit të mesëm profesional, shpenzimet përkatëse përballohen brenda numrit total të punonjësve dhe fondeve buxhetore, të miratuara për ministrinë përgjegjëse për arsimin dhe formimin profesional.”.

II. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi./E.S

Të fundit

Ky po bëhet një vend absurd

Nga Ilir Yzeiri Jo se më parë nuk ka qenë i tillë, por, tani, sa vjen e më shumë, ky...

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë një numër të madh të burgosurish

Një shkëmbim i madh i të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë është duke u zhvilluar të premten, mëson Radio Evropa e Lirë nga një...

‘Të penduarit e drejtësisë, ndihmë në hetime’/ Sky Ecc zbërtheu rrjetin kriminal

Autoria e programit ‘Gjërat Tona’ Etleva Delia zbuloi detaje të tjera lidhur me arrestimin e Xhevdet Plakut në Gjirin e Lalzit ditën e sotme....

Hapet tuneli i Llogarasë, Belinda Balluku: Pa pagesë deri më 15 shtator

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha se nga e shtuna e 24 majit, do të hapet tuneli i Llogarasë do të hapet...

Belina Pupa reagon pas akuzave publike për kultivim të bimëve narkotike

Belina Pupa ka reaguar lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të dhe Elvis Pupën për kultivim të bimëve narkotike dhe lidhje të paligjshme të...

Lajme të tjera

Web TV