Stacionet e plazhit, nis faza e dytë e aplikimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nisin aplikimet e fazës së dytë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi për sezonin turistik veror 2025.

Sipas njoftimit të ministrisë së turizmiti dhe mjedisit, të gjjithë subjektet të cilët kanë aplikuar përmes portalit E-Albania, për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi këtë sezon veror, dhe janë njoftuar për të vijuar me fazën e dytë të aplikimit, kanë afat deri në datë 30 Prill, të ngarkojnë në portalin “e-Albania” dokumentacionin e kërkuar.

Për shkak të problemeve të vitit të shkuar që vija bregdetare u zu nga çadrat dhe shezlongët, këtë vit administrimi i stacioneve të plazheve do të bëhet vetëm nga subjektet që kanë struktura akomoduese. Duke i dhënë një frymëmarrje vijës bregdetare.

Në rregulloren e re të menaxhimit të plazheve përcaktohet se numri i çadrave do të caktohet në varësi të numrit të dhomave të deklaruara nga subjekti. Përjashtim bëjnë vetëm plazhet në bashkitë Fier dhe Divjakë që nuk kanë hotele në afërsi të detit dhe stacione plazhi do të kenë baret e restorantet, në afërsi të bregdetit që kanë kapacitet mbi 20 tavolina.

Kushtet e reja që duhet të plotësojnë stacionet e plazhit përcaktojnë se në plazhet ranore çadrat dhe ndenjëset e pushuesve duhet të vendosen të paktën 10 m nga vija e bregut te detit apo liqenit. Ndërsa në plazhet shkëmbore duhet të respektohet një distancë prej 2.5-3 m.

Sa u përket hapësirave publike është përcaktuar se në çdo 1000 metra vijë lineare, 300 metra do të jetë plazh publik. Por do të jetë nisja e sezonit veror që do të tregojë se sa do të respektohen këto rregulla të cilat erdhën si domsodoshmëri e pakënqësive të ngritura nga pushuesit në sezonin veror 2024./ Klan/E.S

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV