TRONDITËSE!/ Si i mbulonte mjeku në Gjermani ‘gjurmët’ e vrasjeve të pacientëve të tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mjek gjerman i kujdesit paliativ është akuzuar për vrasjen e 15 pacientëve të tij duke përdorur një koktej drogash vdekjeprurëse. Prokurorët në Berlin kanë akuzuar 40-vjeçarin se i ka vënë zjarrin shtëpive të disa prej viktimave të tij të dyshuara për të mbuluar gjurmët.

Ai dyshohet se vrau 12 gra dhe tre burra midis shtatorit 2021 dhe korrikut 2024, megjithëse prokurorët kanë thënë se besojnë se totali mund të rritet. Mjeku, i cili nuk është emëruar për shkak të ligjeve të rrepta të privatësisë në Gjermani, nuk i ka pranuar akuzat, thanë prokurorët.

Ai akuzohet se u ka dhënë atyre një anestezi dhe një relaksues muskulor pacientëve të tij pa dijeninë apo pëlqimin e tyre. Relaksuesi “paralizoi muskujt e frymëmarrjes, duke çuar në ndalim të frymëmarrjes dhe vdekje brenda pak minutash”-tha zyra e prokurorit në një deklaratë.

Ai ka punuar në disa shtete gjermane dhe moshat e personave të vdekur, që po trajtohen si të dyshimta, variojnë nga 25 deri në 94 vjeç. Gjithashtu pretendohet se i dyshuari i ka vënë zjarrin banesave të viktimave të tij të supozuara për të mbuluar vrasjet në pesë raste të ndryshme.

I dyshuari akuzohet për vrasjen e dy pacientëve në një ditë të vetme në korrik 2024, një burrë 75-vjeçar në shtëpinë e tij në qendër të Berlinit dhe një grua 76-vjeçare në një lagje fqinje disa orë më vonë. Prokurorët thanë se mjeku u përpoq t’i vinte zjarrin shtëpisë së gruas, por nuk ia doli, duke shtuar: “Kur e vuri re këtë, raportohet se ka njoftuar një të afërm të gruas, duke pretenduar se ai qëndronte para banesës së saj dhe se askush nuk i ishte përgjigjur ziles”.

Lexo edhe :  Çfarë përmban marrëveshja Britani- BE? Nis një kapitull i ri në marrëdhëniet mes tyre

Mjeku fillimisht dyshohej se kishte vrarë katër persona nën kujdesin e tij, kur u arrestua në gusht 2024, por hetimet kanë zbuluar vdekje të tjera të dyshimta, me më shumë zhvarrosje të viktimave të mundshme. Për të dyshuarin 40-vjeçar po kërkohet ndalim profesional përjetë dhe arrest me burg. Ai mbetet në paraburgim./   S,M

Të fundit

Taulant Xhaka i jep lamtumirën futbollit, Daku e Laçi e mbyllin sezonin me gol

Fundjavë shumë pozitive për legjionarët kuqezinj. Vëmendjen kryesore e mori lamtumira e Taulant Xhakës, i cili mbylli karrierën profesionale në ndeshjen...

Ndarja nga jeta e Piro Milkanit/ Veliaj: Puna e tij, pasuri kombëtare e patjetërsueshme

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit Piro Milkani. Në një reagim në rrjete...

Helmimi i fëmijëve/ Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital, nisin hetimet

Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për ngjarjen e rëndë në qytetin e Gramshit, ku raportohet se në fillim të javës u intoksikuan rreth 70...

‘Treni bullgar’, një trill propagandistik, jo një skemë reale

Altin Ketro Sapo përfunduan zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha dhe disa zëra të tjerë opozitarë nuk vonuan të artikulonin një justifikim të njohur tashmë: qeveria paska...

Amerikani që la “tokën e ëndrrave” për Gështenjasin

Zgjedhjet e njerëzve mbi vendet ku dëshirojnë të jetojnë janë sa të çuditshme, aq edhe reale. Dhe një nga këto raste është ai i...

Lajme të tjera

Web TV