Refuzuan ta marrin për një xhiro/ Burri varet në helikopter për një fluturim falas(VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kenia, ku një burrë është kapur pas një helikopteri ndërsa ky po ngrihej nga një dasmë, duke rrezikuar jetën e tij dhe të të tjerëve. Pamjet dramatike tregojnë momentin kur Stephen Odhiambo Ouma, 28 vjeç, qëndron i varur qindra metra mbi tokë, ndërsa turmat në tokë shpërthejnë në britma e lutje për shpëtimin e tij.

Ngjarja ndodhi në fshatin Rapogi nw Kenia. Ouma thuhet se i kishte kërkuar pilotit dhe pasagjerëve të helikopterit para dhe një udhëtim drejt Nairobisë, por pasi u refuzua, u kap pas helikopterit në momentin që ai u ngrit në ajër.

Piloti, sapo vuri re pasagjerin e paftuar, bëri një ulje emergjente në një fushë afër. Ouma më vonë u shpreh për mediat lokale se ishte “i lehtësuar” që zbriti, pasi kishte filluar të ndiente lodhje në ajër – por ai mbeti i pa penduar dhe deklaroi se do ta përfundonte udhëtimin 65-minutësh pa problem.

Ai madje tha se për të, që zakonisht lëviz me gomar, ky fluturim ishte një përjetim historik, duke shtuar se nuk kishte ndier fare të ftohtin dhe kishte mbajtur shapkat veshur.

Policia e arrestoi Ouma në banesën e tij dhe pritet të ngrejë akuza për rrezikim të jetës së tij dhe të të tjerëve./E.T

Të fundit

Kosovë/ Sot nis “Defender Europe 2025”, marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 29 shtete

Këtë të diel në Kosovë do të nisë “Defender Europe 2025”, në ushtrim i madh ushtarak udhëhequr nga Ushtria...

“E kisha si djalin tim”/ Vjehrri tregon telefonatën e fundit me Gert Bogdanin (VIDEO)

Çlirim Çepani, i ati i aktivistes Edlira Çepani ka surprizuar të bijën mbrëmjen e sotme në emisionin “Se Luan Topi” në Top Channel. Ai ka...

Promovimi i Shqipërisë turistike/ Rama ndan videon: Pamje përrallore të Vermoshit

Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Vermoshi duke ftuar qytetarët dhe të apsionuarit e natyrës ta vizitojnë atë. “Pamje...

Koalicionet e PD-së në mijëvjeçarin e ri, 28.9% – 46.9%

Eduard Zaloshnja Nga zgjedhjet e viteve ’90, vetëm ato të vitit 1992 mund të konsiderohen zgjedhje normale. Dhe ato i fitoi me 67% koalicioni i...

Ekskursioni shndërrohet në tragjedi. Përmbyset autobusi me studentë, 10 viktima

Një ekskursion nga studentë dhe profesorë universiteti përfundoi në tragjedi të shtunën në Kolumbi, kur autobusi i tyre u përplas, duke vrarë të paktën...

Lajme të tjera

Web TV