Zgjedhjet e 11 Majit! Mbërrijnë në Shqipëri 600 votat e para të diasporës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë mbërritur votat e para nga diaspora në vend. Bëhet fjalë për 600 fletë votimi që më së shumti i përkasin qarkut të Dibrës, ndërsa raportohet se kanë ardhur kryesisht nga Italia dhe Greqia.

Këto fletë votimi janë vendosur në ambientet e Parkut Olimpik, i cili është nën monitorim të kamerave. Për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, prezentë janë përfaqësuesit ligjorë të partive më të mëdha politike, forca policie si dhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi. Mësohet se fletët e para të votimit kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të Enjteje, ndërsa shumica e tyre gjatë pasdites.

Vlen të theksohet se ende nuk ka përfunduar dërgimi i zarfeve për votuesit shqiptarë jashtë territorit të Republikës.

Për qarkun e Fierit, Vlorës dhe Shkodrës ende nuk ka nisur dërgimi. Pritet të mbarojë ky proces sonte për Tiranën ndërsa janë shtuar kontrollet e sigurisë për mbarëvajtjen e procesit. E.S

Të fundit

Alban Skënderaj feston ditëlindjen, Miriam Cani e uron me fjalë të ndjera

Këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Alban Skënderaj, feston sot ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një urim...

17 vjeçari në Gjirokastër ishte trajtuar nga psikologia e shkollës, nis hetimi

17-vjeçari Veip Peçi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Valare në Gjirokastër ditën e sotme. I mituri dyshohet se është vetëvarur...

Turizmi i “uritur” për punëtorë, operatorët: Kemi rritur pagat por kemi sërish vende bosh

Në prag të nisjes së sezonit të plazhit, bizneset turistike po përpiqen të plotësojnë vendet e lira të punës. “Ka nevojë për menaxherë, kamerierë dhe...

Koktej molotovi, kallashnikovë dhe plagosje/ Pashkët kthehen në një zonë lufte në Greqi

Festa e Pashkës u kthye këtë vit në makth, Pashkët e këtij viti u shënuan nga një sërë incidentesh nga përdorimi i kontrolluar i...

Pashkët e 2025 konfirmohen si ndër më të shtrenjtat e dekadës: Si po ndryshon konsumi!

Pashkët e vitit 2025 konfirmohen si ndër më të shtrenjtat e dekadës. Përballë një inflacioni të qëndrueshëm dhe të gjithanshëm, familjet europiane përballen me zgjedhje...

Lajme të tjera

Web TV