Kreu i SPAK-ut Altin Dumani, në vazhdën e takimeve në universitete të ndryshme të vendit, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike në Universitetin e Durrësit.
“Pa drejtësi nuk mund të ketë paqe dhe pa llogaridhënie nuk mund të ketë demokraci të shëndetshme”, tha që në fillim të fjalës së vet Dumani që e vlerësoi tejet të rëndësishme marrëdhënien e institucionit që drejton me universitetet si vatra të dijes.
Sipas Dumanit, shteti i së drejtës që aspirojmë, kërkon kontributin e të gjithëve./ S,M