Atentatet mafioze s’kursejnë as të miturit, Berisha: Krimin e ndërsen Kryeministri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha bën përgjegjës Kryeministrin Rama për situatën e rendit në vend, duke sjellë si shembull dy ngjarjet mafioze, atë në Lezhë e Tiranë.

“Mbrëmë rrugët e Tiranës u skuqën, 4 vetë morën breshëri dhe deri tani narkoshteti nuk është në gjendje të thotë se çfarë ishin ato, por kurrë nuk mund të gjuhej mbi një 11-vjeçar. Mirëpo njeriu që i ndërsen dhe u thotë hani kokën njëri-tjetrit, por më shërbeni mua, krijon këtë situatë”.

Nga Kruja ku u takua me bizneset në tregun artizanal të këtij qyteti, Berisha ftoi qytetarët që të denoncojnë çdo person që tenton të bëjë presion mbi votën e tyre.

“Çdo qytetar të mbajë shënim personin që ju bën presion për votën, do të shpallet e trajtohet si terrorist”.

Pas gjuhës së zbutur të Kryeministrit ndaj kreut të SPAK, kryedemokrati tha se fshihet nisja e hetimeve ndaj Edi Ramës për tokën e marrë në kundërshtim me ligjin, ku ka ndërtuar banesën e tij në Surrel.

“Një gjykatës guximtar e urdhëroi SPAK-un ta hetojë, dy ditë më parë, në skap janë bërë mbledhje emergjente sikur ra bomba dhe ky dilte pasdite e thoshte burrë më të mirë se Altin Dumani s’ka. O Edvin, dosja është aty, që nga djegësi, vjedhjet e BE për fermerët, që biletet 30 mijë Euro për ndeshje futbolli, do të të ndjekin për jetë”.

Në pazarin e Krujës ku artizanët e veshën me jelek e qeleshe, Berisha u zotua t’i japë zgjidhje ndotjes së ambientit nga fabrikat e çimentos që sipas tij kanë rritur edhe rastet me sëmundje kancerogjene në këtë zonë.

“Kjo qeveri sheh si të pasurohen ministrat dhe të plaçkisin, sepse atyre nëse u imponon filtra ata mjedisin nuk e mbysin, dhe kjo merr fund, dhe merr fund edhe mungesa e ilaçeve”.

Lexo edhe :  “Bëjmë realitet ëndrrën për Shqipërinë në BE”/ Pesë arsye përse duhet votuar PS!

Brenda 100 ditëve të para të qeverisë së tij, premtoi jo vetëm aministi fiskale për biznesin e vogël, por edhe lehtësi fiskale për ta.

“Bashkia mos vendosë më shumë së 1% të xhiros mbi taksat, tatim-fitimi 180 mijë Euro xhiroja, po kështu edhe për tvsh mbi 180 mijë Euro. Energjinë 6 Lekë, ujin e përgjysmojmë, pension minimal 200 Euro, rrisim pagat e pensionet”.

Ajo që e surprizoi nuk ishte vetëm xhubleta e qeleshja, por edhe bufi që i dhuruan.

“Aaaa, simboli i mençurisë. E çmendi Edi Ramën”.

Ndërsa gjatë takimit në një fasoneri, Berisha u zotua t’i japë fund hemorragjisë së Euros.

“Pas datës 12 Maj do të krijojmë një bord që do t’u kompensojë eksportuesve qindarkë për qindarkë zhvlerësimin e Euros, qindra ndërmarrje eksporti falimentuan sepse ra Euro 35%”.

Kryedemokrati premtoi se të gjithë ata qeveritarë e zyrtarë që kanë abuzuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë do të përballen me ligjin dhe pasuritë do t’u konfiskohen./E.S

Të fundit

Berisha viziton Katedralen Katolike dhe atë Ortodokse/ Opozita u ‘ringjall’!

Pas vizitës në Katedralen Ortodokse në Kavajë, Sali Berisha u ndal edhe në Katedralen Katolike të Shën Palit në Tiranë. Në...

‘Kisha humbur shpresat’/ Egli flet pas përfundimit të “Big Brother VIP”

Egli Tako ka dhënë deklaratën e saj të parë pas përfundimit të Big Brother VIP 4, ku ka shpërndarë emocionet dhe mendimet për eksperiencën...

Çfarë po ndodh në Sudan, shtetin që e njohu Kosovën?

Si njohjet e tjera të pavarësisë së Kosovës, edhe ajo nga Sudani nxiti kundërshtime nga liderë të Serbisë. Por, këtë herë argumenti i Serbisë...

Po nxitonte për në dasmën e saj, nusja kapet duke udhëtuar me 170 kilometra në orë

Një nuse në Florida, e cila ishte vonë në dasmën e saj, u ndalua nga policia derisa ishte në veturën që lëvizte me shpejtësi...

S’donin të paguanin, 2 turqit sherr me rojën e parkimit në Krujë! E godasin me makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Krujë, ku një shtetas turk (që kishte edhe një shok me vete) ka goditur...

Lajme të tjera

Web TV