“Burracak dy metra i gjatë që fshihet”- Berisha për Ramën: Nuk del dot të ballafaqohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Kamza premtoi se nuk do të ketë pension më të vogël se 200 euro.

Sërish ai sfidoi kryeministrin Rama, duke i thënë që të dalë të ballafaqohet, por theksoi se nuk e bën këtë gjë pasi “është kapur me presh në duar”.

“Më lejoni ti them atij burracakut dy metra që fshihet dhe nuk del dot. Pasi e keni kapur me presh në dorë duke vjedhur nuk del të ballafaqohet në tv apo në skenë. Cfarë thotë? Thotë se po ta rrisim pensionin 200 euro biem në humnerë, ndërsa tani thonë se do ta bëjmë në 2030. Po ka më deklaratë me cinike se kjo?”, u shpreh kreu i PD.

Teksa tha se do të rrisë sërish rrogat dhe pensionet, kujton premtimin e tij më të vështirë në vitin 2005.

“Në 2005 ne premtuam dy fishimin e rrogave. Me thënë të drejtën ai që ka premtimi më i vështirë i jetës time. Por e mbajtëm. I them cilido shqiptar, gjej një mësues, një infermier dhe një mjek të thotë që rroga e tij nuk u dyfishua gjatë viteve 2006-2013”, tha Sali Berisha nga Kamza./E.S

Të fundit

‘Nëse s’e ke ndarë mendjen!’/ Rama ‘ëmbëlson’ shqiptarët me biskota Pashkësh nga diaspora

Kryesocialisti Edi Rama ka gjetur një zgjidhje pikante për postimin e radhës në murin e llogarisë së tij personale në rrjetin...

Berisha kërkon të gënjejë përkrahësit e tij se Donald Trump është me Saliun

Spartak Ngjela Pamë një njeri jashtë kohës dhe hapësirës së politikës aktuale ndërkombëtare që Saliu na i paraqiti si të dërguarin e Amerikës. Të gjithë u...

Makina përpleset me skuterin, transportohen me urgjencë në spital 13-vjeçarët e plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë pranë godinës së Bashkisë në Durrës. Një automjet tip “Hyundai”, i drejtuar nga shtetasi S.H.,...

Arrestimi i shefit të qarkullimit rrugor, zbulohet sesi Roven Zeka ra në rrjetën e SPAK

Zbulohen detaje nga përgjimet e SPAK ndaj shefit të qarkullimit rrugor  Roven Zeka. Mesohet se bashkëshorja e Zekës u përfshi në një aksident rrugor, dhe...

Berisha i zë vendin Bashës/ Bëhet lëmsh me shifrat gjatë fjalimit

Sali Berisha bëri një tjetër gafë me shifrat. Nga Dibra, në takimin e radhës me qytetarët, kreu i PD foli për kujdesin shëndetësor duke thënë...

Lajme të tjera

Web TV