“Do të kemi një pasaportë europiane”/Çuçi: Shqipëria më në fund do të jetë anëtare me të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim me gjimnazistë dhe votues për herë të parë në qytetin e Vlorës. Bashkë me kandidatët për deputetë, Pirro Vengu, Zamira Sinaj e Erjona Ismaili, Çuçi ndau me të rinjtë rëndësinë e votës së parë dhe pse duhet zgjedhur Partia Socialiste. Ai kërkoi që ata të ndikojnë edhe te prindërit për të zgjedhur ofertën më të mirë politike.

“Ju që votoni për herë të parë nuk do duhet të humbisni këtë shans. Unë mendoj që ka ardhur koha që rinia të votojë sipas bindjes që ajo krijon dhe sipas realitetit që ajo sheh dhe duhet të shkëputet nga detyrimi familjar që herë pas here ndodh dhe shkon me preferencën politike të prindërve. Madje duhet të ndikojë te prindërit që të bëjnë zgjedhjen e ofertës më të mirë politike që ka në një moment të caktuar një vend”, deklaroi Çuçi.

Sa i përket transformimit kolosal që ka pësuar Vlora në këto 12 vite, Çuçi theksoi se kjo duhet kujtuar vazhdimisht dhe nuk ka ardhur rastësisht e as ka rënë nga qielli. Ky transformim është bërë falë punës dhe vizionit të qeverisjes së PS-së në tre mandate me në krye Edi Ramën, tha Çuçi.

Vota e 11 majit theksoi ai ka rëndësi historike sepse lidhet direkt me fatin europian të Shqipërisë dhe se anëtarësimi i vendit në BE në vitin 2030 sjell përfitime të drejtpërdrejta për të rinjtë tanë, të cilët me pasaportë europiane mund të studiojnë falas kudo nëpër universitetet e BE-së.

“E kuptoni se sa rëndësi ka qoftë edhe një votë e juaja dhe nuk duhet të shkojë dëm, aq më tepër në 11 maj kur ne nuk votojmë thjesht për vazhdimin e transformimit të ndryshimit të ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare që kemi nisur ta bëjmë prej vitit 2013, por do të votojmë për një gjë shumë më të rëndësishme. Do të votojmë për të ardhmen tuaj.

Në mandatin e ardhshëm, brenda vitit 2030, Shqipëria më në fund do të jetë anëtare me të drejta në Bashkimin Europian. Ju, ne që jemi këtu sot do të kemi një pasaportë europiane. Sidomos për ju që jeni këtu sot do të ketë një përfitim direkt nga kjo pasaportë. Ju do të zgjidhni të bëni studimet e larta apo master në cilin universitet që dëshironi në Europë, pa pagesë. Sepse do të konsideroheni si shtetas europian Çuçi. Ju do të studioni në universitetet më të mira që janë brenda hapësirës së Bashkimit Europian”, deklaroi Çuçi./  S,M

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV