Greqia publikon hartën e re të kufijve detarë/ Zgjerohet 12 milje në territorin shqiptar?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia ka zyrtarizuar ditën e sotme Planin Hapësinor Detar, duke përcaktuar pretendimet për kufijtë e saj detarë. Athina zyrtare ka publikuar një hartë të detajuar të pretendimeve të saj në hapësirat detare, në kufi me Italinë, Turqinë, Egjiptin por edhe me vendin tonë.

Sa i përket ndarjes së kufijve detarë me Shqipërinë, mediat greke raportojnë se me ndarjen e re pretendimet e Greqisë shkojnë duke u zgjeruar me 12 milje edhe në detin Jon, duke përfshirë nën territorin grek disa territore shqiptare. Ende nuk ka asnjë reagim nga vendi ynë, teksa marrëdhëniet Shqipëri- Greqi mbeten të tensionuara për çështjen e detit, ligjin e luftës, apo edhe përplasjen e krijuar me arrestimin e Fredi Belerit.

Sipas qeverisë greke, në hartë përfshihen kufijtë e jashtëm të shtetit kontinental grek deri në përfundimin e marrëveshjeve me shtetet fqinje, brigjet e të cilëve janë ngjitur ose përballë brigjeve greke. Harta përfshin gjithashtu kufijtë e detit territorial, legjislacionin kombëtar ekzistues, protokollin greko-turk të vitit 1926, marrëveshjen dhe protokollin italo-turk të vitit 1932, me rezervimin e përgjithshëm të zgjerimit të gjerësisë në 12 milje detare, në përputhje me Konventën për të Drejtën e Detit, e cila pasqyron të drejtën zakonore ndërkombëtare.

Përmes këtij plani, Greqia afirmon të drejtën e saj për ndikim të plotë jo vetëm mbi brigjet kontinentale, por edhe mbi ishujt, duke shtrirë kufijtë e ZEE-së së saj deri në zonën perëndimore të asaj qipriote.  Dokumenti zyrtar përfshin gjithashtu edhe ujërat territoriale ekzistuese, 12 milje në detin Jon dhe 6 milje në pjesën tjetër të hapësirës detare, me të drejtën për zgjerim deri në 12 milje, siç lejohet nga Konventa e OKB-së për të Drejtën e Detit.

Lexo edhe :  Mori mandatin e katërt/ Rama: Më ka zënë belaja me kolegët!

Ky veprim i Greqisë vjen në një kohë kur tensionet në Mesdheun Lindor janë të larta, duke rritur më tej ndërlikimet gjeopolitike në rajon dhe duke vënë në pah rëndësinë e diplomacisë ndërkombëtare në çështjet e sovranitetit detar./   S,M

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV