Një punonjëse e Bashkisë së Kavajës ka kalllëzuar pranë organeve kompetente tre shtetas, të cilët sipas 56-vjeçares, e kanë kanosur në ambientin e punës për shkak të detyrës.
Referuar njoftimit zyrtar të policisë, janë shpallur në kërkim shtetasit me iniciale J. B., 33 vjeç, S. B., 36 vjeç dhe K. M., 37 vjeç pasi ditën e djeshme kanë kanosur në ambientet e punës 56-vjeçaren D. Q., punonjëse në Bashkinë Kavajë, për shkak të detyrës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit:
J. B., 33 vjeç, S. B., 36 vjeç dhe K. M., 37 vjeç, të tre banues në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasja D. Q., 56 vjeçe, punonjëse e bashkisë Kavajë, se dje, këta tre shtetas e kanë kanosur në ambientet e punës së saj, për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë.