“Kupola e Artë” do të mbrojë Amerikën, zbulohet plani i Trump dhe Musk për hapësirën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat britanike The Sun në një artikull të gjatë zbulon planet e mëdha të Presidentit amerikan Donald Trump për krijimin e një sistemi të ri mbrojtjeje ajrore të avancuar, që do të jetë në gjendje të zbulojë raketa të ardhura nga hapësira.

Ky projekt, i bekuar me emrin “Kupola e Artë”, do të jetë një version amerikan i sistemit të njohur izraelit të mbrojtjes që e provoi efektivitetin e tij me sulmet e Hamasit, “Iron Dome”, por shumë më ambicioz dhe i avancuar se ky i fundit.

Elon Musk, themeluesi i SpaceX dhe CEO i Tesla, është caktuar si një nga figurat kryesore që do të udhëheqë ndërtimin e këtij sistemi. Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që urdhëron fillimin e punës për këtë projekt, duke deklaruar se sulmet me raketa përbëjnë kërcënimin më katastrofik për Shtetet e Bashkuara.

“Kupola e Artë” do të mbrojë Amerikën, zbulohet

Projekti është pjesë e një plani më të gjerë të Trump për reformimin e ushtrisë amerikane përballë kërcënimeve në rritje nga Kina, Rusia dhe Irani. Kupola e Artë do të funksionojë duke përdorur teknologji të reja që përfshijnë më shumë se 1,000 satelitë në orbitë për të zbuluar raketat në kohë reale, si dhe rreth 200 satelitë të armatosur që mund të neutralizojnë raketat armike me raketa të tjera ose ndoshta me rreze lazer.

SpaceX është caktuar të ndërtojë një pjesë kyçe të sistemit, të quajtur “shtresa e kujdestarisë”, që përbëhet nga satelitë të cilët do të zbulojnë dhe ndjekin trajektoren e raketave. Megjithatë, kompania nuk do të përfshihet në armatosjen e satelitëve.

Në projekt janë përfshirë edhe dy kompani të tjera të teknologjisë: Palantir, që do të ofrojë softuerë për analizimin e të dhënave në kohë reale, dhe Anduril, që pritet të sigurojë dronë autonomë dhe pajisje mbrojtëse. Të tre kompanitë janë themeluar nga mbështetës të njohur politik të Trump.

Lexo edhe :  Starmer dënon bllokadën në Gaza: Niveli i vuajtjes është i papranueshëm

“Kupola e Artë” do të mbrojë Amerikën, zbulohet

Sipas burimeve nga Uashingtoni, kostoja totale e sistemit mund të arrijë në qindra miliarda dollarë, ndërsa vetëm faza e parë e dizajnimit të satelitëve nga SpaceX mund të kushtojë deri në 10 miliardë dollarë. Kompania ka propozuar që shërbimi i saj të ofrohet në formë “abonimi” për qeverinë, ku kjo e fundit do të paguajë për përdorimin e teknologjisë por nuk do të ketë pronësinë e saj, një qasje e pazakontë për një projekt të tillë kritik.

Megjithëse Pentagoni ka dhënë sinjale pozitive për përfshirjen e SpaceX, disa zyrtarë ushtarakë janë skeptikë për modelin e abonimit dhe për vetë mundësinë që këto kompani private mund të ndërtojnë një sistem kaq kompleks dhe jetik për mbrojtjen kombëtare.

“Kupola e Artë” do të mbrojë Amerikën, zbulohet

Për momentin, plani është ende në faza të hershme dhe përbërja përfundimtare e projektit mund të ndryshojë. Megjithatë, nëse realizohet, “Kupola e Artë” do të përfaqësonte një revolucion në mbrojtjen ajrore amerikane dhe një hap të madh drejt militarizimit të hapësirës. /E.S

Të fundit

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

Ka ndërruar jetë regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani në moshwn 86-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur...

Policia e Lezhës prangos 28-vjeçarin, pritet ekstradimi drejt Kosovës

Policia e Lezhës ka arrestuar një 28-vjeçar me qëllim ekstradimin drejt Kosovës. Sipas raportimeve, i riu akuzohet nga autoritetet e Kosovës për vjedhje ndërsa...

“Berisha flet si Maduro, po gënjen demokratët”

Gazetari Ardit Rada ishte i ftuar në “Off the Record” ku komentoi kërkesën e Sali Berishës drejtuar SHBA që të shpallë grupet kriminale në...

“Patronazhistët të shpallen të jashtëligjshëm”

Gazetari Poli Hoxha bëri në “Off the Record” një analizë të rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit dhe pretendimit të opozitës për vjedhjen dhe...

“Na jep lekë, motorin dhe orën!” Rrëmbehet për 5 orë djali i biznesmenit

Pesë orët e kaluara në duart e rrëmbyesve të djalit të një biznesmeni nga Athina ishin të tmerrshme. Katër autorë e rrëmbyen atë dhe,...

Lajme të tjera

Web TV