“Non grata” nuk i duhet më as Berishës, as kundërshtarëve të tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet të paraqesë humbjen e tij në zgjedhje si një viktimë e shpalljes “non grata” nga SHBA, edhe pse ai e ka zhvlerësuar me betejë politike atë.

Për gati katër vjet ai ka bërë një betejë anti-amerikane shembullore, duke nxjerrë për herë të parë në sipërfaqe të shoqërisë shqiptare një anti-amerikanizëm të fshehur, i cili u kthye gati në një lloj ideologjie të grupit të Berishës në PD këto katër vite.

Falë kësaj fryme anti-amerikane, vetë Berisha filloi të kërkojë për aleanca ruse në rajon dhe brenda në SHBA.

Është kjo arsyeja që ai një vit më parë ka përfunduar në duart e njeriut më të rëndësishëm të Kremlinit në SHBA, Paul Manafort, i cili është dënuar 7 vjet e gjysmë në SHBA për lidhjet ruse dhe ndikimin e paligjshëm rus në fushatën e Donald Trump në vitin 2016, dhe akte të tjera korruptive.

Berisha u përpoq ta sfidonte sanksionimin prej SHBA si person “non grata” për korrupsion madhor, shantazh ndaj drejtësisë dhe minim të demokracisë – dhe pati sukses.

Së paku ai e bindi Partinë Demokratike se mes një lideri të ri si Lulzim Basha, i mbështetur nga SHBA, dhe Sali Berishës të sanksionuar nga SHBA, ata të zgjidhnin Berishën. Pra, PD e bëri me vetëdije të plotë zgjedhjen kundër SHBA në betejën e saj të brendshme.

Tani që lidhjet e tij ruse në SHBA i janë ofruar për fushatë elektorale, kundrejt pagesave të majme, Berisha po përpiqet ta konsiderojë penalizim shpalljen “non grata”, pasi sipas tij e pengon të shkojë në SHBA.

Nëse problemi i vetëm i “non grata” është udhëtimi në SHBA, Berisha ka të njëjtin problem me Britaninë e Madhe. As atje nuk shkon, pasi dhe aty është “non grata” për lidhje me krimin e organizuar dhe përdorimin e tij në politikë. Madje tifozët e PD në Angli janë më shumë se në SHBA.

Çështja e sanksioneve të tij nga SHBA dhe Britania e Madhe janë çështje politike, jo çështje vize. Dhe Berisha e ka fituar atë betejë brenda PD kundër SHBA. Tani SHBA, në dashtë ta mbajë atë sanksion, në dashtë ta heqë, nuk i prish punë njeriu dhe nuk i ndreq dot punë Berishës.

Lexo edhe :  Shqipëria jonë, me fustanin violet dhe kokën blu

Nëse Berisha e ka çështje vize, le t’i japin një vizë të shkojë në SHBA dhe ta heqë merakun para se të vdesë, por ai ka pat thënë që jam plak e nuk udhëtoj dot.

Çështja e “non grata”-s është çështje politike, është beteja e tij politike me SHBA dhe ai e ka fituar atë betejë brenda partisë së tij, duke e kthyer atë në një skalion talebanësh anti-amerikanë.

Qëllimi i atij sanksioni ishte pikërisht të distanconte PD-në nga ai. PD nuk u distancua nga ai, por u distancua nga SHBA. Tani çdo gjë tjetër është pa kuptim. Në raport me “non grata”-n, është një betejë e humbur e SHBA, e cila tani duhet të kujdeset më shumë të ruajë autoritetin e saj në Shqipëri, sesa t’i qajë hallin Berishës.

Sali Berisha do të humbasë këto zgjedhje dhe të tjerat, nëse do të qëndrojë ende në politikë, edhe sikur të mos e ketë “non grata”-n.

Ai është “non grata” nga shqiptarët dhe kjo nuk ndryshon as me lekë, as me milionat e familjes së tij të vjedhura nga shqiptarët, as me ushtarë me pagesë nga Kremlini të veshur si amerikanë.

Kjo është e qartë.

Betejën e tij politike me SHBA ai e ka fituar brenda PD-së. “Non grata” e tij nuk i prish më punë as atij, as kundërshtarëve të tij. Madje atyre u bën më shumë punë heqja e “non grata”-s, sesa shkuarja në zgjedhje me të, pasi janë më të lumtur ta mundin, siç e kanë mundur gjithmonë, pa qenë “non grata” nga SHBA.

Kjo shtirja sikur do të humbasë se është “non grata”, është thjesht nxitimi për të gjetur përsëri një alibi anti-amerikane për humbjen.

Ai humbet po aq thellë edhe sikur t’ia heqin sot “non grata”-n, pasi ata që votojnë pro tij, kanë votuar kundër “non grata”-s brenda partisë, dhe ata që votojnë kundër tij, e kanë bërë këtë edhe para “non grata”-s./    S,M

Të fundit

Gara për Tiranën/ Xhaçka në avantazh ndaj Gjylametit! Majko, Kodheli e Felaj pa mandat

Vijon ende numërimi i votave preferenciale për qarkun e Tiranës, teksa deri tani janë numëruar 27697 zarfe me votën...

E frikshme! Një avion i Lufthansas fluturoi pa pilot për 10 minuta, zbardhet raporti

Një fluturim i Lufthansas me 205 persona në bord mbeti pa pilot për 10 minuta, shkruan CNN sot, pasi piloti humbi ndjenjat ndërsa ishte...

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani

Sunday Times ka publikuar listën e të pasurve nën 40 vjeç në Britani, ku ylli shqiptar Dua Lipa, 29 vjeçe, është emri më i...

Sot seanca e 18-të për konstituimin e Kuvendit! A do të dalë Kosova nga ngërçi politik?

Për të 18-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë nëntë parlamentare...

Afera Partizani, Berisha paraqitet sot në SPAK për masën detyrim paraqitjeje

Kreu i PD, Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK në orën 09:30 në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për aferën Partizani. Po...

Lajme të tjera

Web TV