Paguan 1000 euro për vizë pune në Kanada, agjencia e mashtron! Pronari zhduket

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një rast mashtrimi me viza për në Kanada është denoncuar së fundmi nga qytetari Luan Ndou në emisionin investigativ Fiks Fare. Ai akuzon agjencinë ‘Viza Travel Agency’ se i ka marrë para me premtimin për një vizë pune në Kanada, por nuk i është ofruar asnjë shërbim dhe nuk i janë kthyer paratë.

Sipas Luanit, në fillim ka paguar 1 mijë euro dhe i ishte premtuar se brenda 6 muajve do të merrte vizën. Kaluan muajt, por asnjë procedurë nuk u krye. Në përpjekje për të kontaktuar me pronarin e agjencisë, z. Hamza Bytyçi, ai mori justifikime të ndryshme dhe asnjëherë zgjidhje apo ofrimin e shërbimit që ai kishte kërkuar.

Luan Ndou mëson se profili i agjencisë në Instagram është mbyllur, zyra është boshatisur dhe personi që e menaxhonte nuk gjendet më. Ai zbulon gjithashtu se janë edhe persona të tjerë që kanë paguar shuma të mëdha deri në 1,500 euro dhe ndodhen në të njëjtën situatë.

Një punonjëse e zyrës ku ndodhej më parë agjencia, ka pranuar se prej ditësh ai person nuk është paraqitur dhe se janë të shumtë qytetarët që e kanë kërkuar, përfshirë edhe një grua me fëmijë. Ajo konfirmon se nuk është rasti i vetëm i mashtrimit, por kjo gjë është bërë e përsëritur dhe shqetësuese për shumë qytetarë që kanë kërkuar shërbimin nga ajo agjenci.

Gazetarët e Fiks Fare shkuan dhe pranë zyrave të agjencisë, ata hynë në zyrat ku më parë operonte ‘Viza Travel Agency’. Aty kanë gjetur vetëm një stilolaps me logon ‘punësohu.eu’ dhe një xhaketë të lënë mbi tavolinë. Pas një dere të mbyllur, zbulojnë një poster të palosur ku lexonte ‘Viza Travel Agency’. Por, pronari i kësaj agjencie akoma është një mister, pasi nuk ka reaguar për rastin, apo të ketë kontaktuar qytetarët./ TCH/E.S

Të fundit

Kush janë 10 qytetet më me diell në Evropë? Kryeson Kartagjena në Spanjë

Nëse rrezet e diellit janë pjesë e rëndësishme e pushimeve tuaja verore, ka një destinacion evropian që e lë...

Arrestohet shoferja 70-vjeçarja në Shkodër, përplasi për vdekje një këmbësore

Një 70-vjeçare në Shkodër është arrestuar pasi teksa drejtonte makinën ka përplasur një këmbësore. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në lagjen “3 Heronjtë”, këmbësorja 65-vjeçare...

Parashqevi Simaku feston Pashkët, rrëfen kujtimet e bukura të fëmijërisë: Gjyshi im…

Këngëtarja Parashqevi Simaku ka festuar sot Pashkët, teksa ka rrëfyer kujtimet më të bukura të fëmijërisë së saj. Përmes një videoje në rrjetin e saj...

Krimet zgjedhore, 19 denoncime! SPAK nis 60 hetues në 12 qarqe, bashkëpunim me SHISH

Ka nisur fushata zgjedhore dhe njëherazi me të edhe hetimet e SPAK kundër krimeve elektorale që janë nën kompetencë të prokurorëve të posaçëm. SPAK ka...

“E kam sharë për 12 vite, më ftoi për kafe!”- Rama replikon me simpatizantin e PD

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me Ilir Vrenozin, një simpatizant të njohur të Partisë Demokratike, i cili publikoi një video në rrjetet sociale ku...

Lajme të tjera

Web TV