PD kthen sytë nga SPAK, nisin denoncimet e para publike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse PD ka vënë shpesh në shënjestër Prokurorinë Speciale, kohët e fundit ka nisur dhjetëra denocime. Drejtuesi politik I PD-së për qarkun Fier, Gazment Bardhi, depozitoi dje denoncime me prova sipas tij, për korrupsion zgjedhor të Belinda Ballukut, ndërsa drejtuesi politik i Tiranës Belind Këlliçi akuzon për vota të blera në Vaqarr dhe paralajmëron hetime për një “grup të strukturuar kriminal”. Me afrimin e datës së zgjedhjeve pritet të shtohen akuzat e opozitës ndaj mazhorancës, teksa ka filluar të ndihet agresiviteti mes palëve.

Partia Demokratike ka denoncuar në SPAK krimet e para zgjedhore. Dje Gazmend Bardhi dhe Blendi Këlliçi kanë depozituar në Prokurorinë e Posaçme dy raste të abuzimit gjatë fushatës elektorale. Drejtuesi politikë të PD-së në Fier dhe Tiranë,  kanë përmendur me emra konkretë zyrtarë të Partisë Socialiste, të përfshirë sipas tyre në skema sistematike të blerjes së votës përmes premtimeve për punësim dhe presioneve mbi qytetarët. Gazment Bardhi, drejtuesi politik i PD në qarkun e Fierit, njoftoi dorëzimin në SPAK të një dosjeje që përmban, sipas tij, “prova të pakundërshtueshme” për përfshirjen e zv.kryeministres Belinda Balluku në një skemë të mirëorganizuar korrupsioni elektoral.

Në thelb të kësaj dosjeje është një databazë e detajuar me qindra emra qytetarësh, ku për çdo person janë shënuar të dhëna si emri, mbiemri, vendbanimi, niveli arsimor, vendi i mëparshëm i punës, pozicioni në strukturat e PS-së dhe premtimi për një punësim të ardhshëm në këmbim të angazhimit në fushatë. Për të mos cënuar hetimet, Bardhi solli vetëm një shembull: “Shtetasi S.Ll., me arsim pedagogji, i punësuar më parë në Albpetrol, kryetar i Organizatës Socialiste në QV 2983/1, kërkon të punësohet te DPSHTRR ose si drejtor në Bashki.

Në databazë shënohet edhe statusi i dokumenteve që ai ka dorëzuar për këtë qëllim.” Sipas tij, ky rast përbën një shembull tipik të konsumimit të veprës penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, e dënueshme me deri në pesë vite burg. Bardhi shtoi se “SPAK ka mundësinë të provojë seriozitetin e Task-Forcës për krimet zgjedhore duke nisur menjëherë identifikimin dhe arrestimin e personave përgjegjës, duke nisur nga vetë drejtuesja politike e PS për Fierin dhe zinxhiri i bashkëpunëtorëve të saj.”

Lexo edhe :  Edhe 12 kuti për t’u numëruar në rang vendi/ PS siguron mandatin e katërt qeverisës!

Ai akuzoi më tej qeverinë se ka ngritur një sistem të strukturuar për të blerë vullnetin e qytetarëve jo vetëm me para në dorë, por edhe përmes premtimeve për licenca, legalizime, certifikata pronësie apo vende pune. “Edi Rama, Belinda Balluku, drejtori i ALPETROL-it, drejtori i Tatimeve dhe çdo zyrtar i përfshirë duhet të përgatiten për një ndëshkim shembullor. Nuk ka manovër që ndal ndryshimin që ka filluar anembanë Shqipërisë,” përfundoi Bardhi.

Në të njëjtën linjë, drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, nga një takim elektoral në njësinë nr. 15 në kryeqytet, denoncoi atë që e cilësoi si një “grup të strukturuar kriminal” që vepron në zonën e Vaqarrit në shërbim të Partisë Socialiste. Ai përmendi me emër Gent Myrton, kryetarin aktual të njësisë administrative, për të cilin tha se është rikthyer në veprim të pandëshkuar, edhe pse ndaj tij është bërë një denoncim në SPAK në vitin 2021. “Kjo është një zonë që fjalët i do shkurt dhe në lule të ballit,” tha Këlliçi.

“Gent Myrto është hajduti më i madh i tokave në Shqipëri. Ai ka përdorur 5-6 familjarë për të përvetësuar prona, për t’i kaluar, për t’i shitur. Është personi që vijon të vjedhë vota dhe të ushtrojë presion mbi qytetarët në shërbim të PS-së.” Këlliçi u shpreh se ky grup është kopje e asaj që në opinion publik njihet si skema “5D”, ndërsa akuzoi SPAK-un se nuk ka bërë asgjë për të hetuar më tej rastin e denoncuar, duke lejuar vijimin e kësaj strukture të paligjshme. “Bëj thirrje që SPAK të rifusë në sitë dosjet që janë arkivuar pa asnjë hetim.

Kjo është prova që SPAK duhet të reagojë tani – jo me zyre të re apo me dhurime laptopësh, por me pranga ndaj atyre që e kanë kthyer shtetin në zyrë punësimi për militantët e pushtetit,” u shpreh ai. Në këtë mënyrë, PD ka paralajmëruar një valë të re denoncimesh të dokumentuara drejt SPAK, duke u shprehur se do të jetë e palëkundur në mbrojtje të votës së lirë dhe në luftë me atë që e quan “krim elektoral shtetëror të organizuar”.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV