Revolucion te Reali, madrilenët bëjnë gati trajnerin e ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eliminimi nga Liga e Kampioneve, duke se ka sjellë fundin e aventurës së trajnerit Carlo Ancelotti në stolin e Real Madrid.

Spanjollët e kanë marrë vendimin dhe në fund të sezonit do të ndajnë rrugët me trajnerin italian. Ancelotti-n nuk do e shpëtonte as fitimi i Kupës së Mbretit apo ndoshta edhe titulli kampion në La Liga.

Sipas raportimeve nga Spanja, madrilenët kanë bërë gati revolucionin për në verë, i cili do të nisë nga stoli.

Si trajner, emri që pëlqehet është Xabi Alonso. Ky i fundit është pjesë e Bayer Leverkusen, por mund të arrihet një marrëveshje që të kalojë te madrilenët, ku për disa sezone ka luajtur si lojtar.

Gjithashtu priten edhe lëvizje të rëndësishme sa i përket lojtarëve. Tent Alexander-Arnold do të jetë i pari i afruar, ndërsa për mbrojtjen pëlqehet edhe Huisjen.

Në mesfushë Zubimendi shihet si pasues i Modric, e ardhmja e të cilit te Reali nuk është e sigurt. Me shumë mundësi do të largohet edhe Lucas Vasquez, ndërsa për David Alaba do të vlerësohen ofertat./E.S

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV