Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën Jozefina Topalli ka denoncuar se familjarët e emigrantëve në Shqipëri po presionohen me vendin e punës.
Ish-kryeparlamentarja theksoi se opozita ka për detyrë për t’u garantuar se do të jenë të lirë dhe të mbrojtur dhe pa asnjë lloj presioni.
“Po ushtrohet presion ndaj familjarëve të emigrantëve që janë në Shqipëri dhe ne duhet të mbrojmë administratën se aty ka dhe njerëz të ndershëm dhe kanë punuar në kushte presioni.
Ne si opozitë kemi për detyrë për t’i garantuar se do të jenë të lirë dhe të mbrojtur dhe pa asnjë lloj presioni.
Njerëzit e ndershëm në administratë janë shtylla kurrizore. E patë si nxori administratën e bashkisë në shesh duke u ngrirë nga të ftohtit dhe imagjino se çfarë presioni ka qenë dhe është. Këto do të marrin fund për të ndërtuar një shtet.
U thotë do u jap pasaportën e BE dhe ka dëbuar 1 milion shqiptar”, tha Topalli./ S.M