Berisha “forcon” partinë në terren, Noka koordinon aleatët për votat e Diasporës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish- kryeministri Sali Berisha dhe shefi i opozitës së bashkuar e ka braktisur zyrën, duke u marrë me maksimizimin e votave në terren. Berisha ja ka lënë Flamur Nokës, sekretarit të Përghithshëm në PD për tu koordinuar me aleatët në tre javët e fundit të fushatës elektorale. Noka ju ka kërkuar aleatëve që të forcojnë komunikimin me selitë në diasporë.

Sali Berisha po intensifikon angazhimin e tij në terren në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, duke shfaqur gjithnjë e më shumë një prani direkte në komunikim me qytetarët dhe strukturat.

Ndërkohë që ai vetë fokusohet te përballja me publikun dhe prezantimi i vizionit të tij përmes “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”, koordinimi dhe bashkërendimin me partitë aleate i është besuar Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka. Burime pranë PD-së bëjnë të ditur se Noka ka mbajtur një takim pune me përfaqësues të aleatëve politikë të opozitës, ku në qendër të diskutimit ka qenë dinamika e fushatës dhe përgatitjet organizative në çdo qark të vendit.

Noka, i cili mban një rol kyç në funksionimin strategjik të fushatës, ka nënvizuar se efektet e para të daljes së Berishës në terren janë ndjerë menjëherë dhe kanë gjallëruar strukturat, duke gjeneruar një frymë mobilizuese në bazë. “Fryma që ka sjellë zbritja e liderit në terren dhe prezantimi i programit tonë është ajo që na forcon dhe na jep energji. Mesazhi i Berishës ka qenë i qartë: kjo është një betejë për rikthimin e shpresës dhe të drejtës në Shqipëri, ndaj duhet ta përçojmë me forcë dhe koordinim në çdo cep të vendit”, mësohet të ketë thënë Noka gjatë takimit.

Lexo edhe :  Aplikimet për azil në Mbretërinë e Bashkuar nivele rekord, bien kërkesat nga Shqipëria

Sipas Partisë Demokratike, qëllimi i takimit me aleatët ka qenë edhe përmirësimi i bashkëpunimit në terren, rritja e efikasitetit në përdorimin e rrjeteve sociale si mjet komunikimi me publikun, dhe përfshirja aktive e diasporës shqiptare në këtë proces. Në fokus të diskutimit ishte edhe krijimi i një fronti të përbashkët në median sociale, duke pasur parasysh rëndësinë që ka ky kanal komunikimi në transmetimin e mesazhit politik, sidomos në një kontekst ku televizionet tradicionale konsiderohen shpesh të filtruar ose të anshëm.

Në këtë kuadër, Noka ka kërkuar angazhim më të madh nga strukturat e partive aleate në ndarjen dhe promovimin e përmbajtjeve, duke e cilësuar median sociale si mjetin më të drejtpërdrejtë për të tejçuar të vërtetat e opozitës. Një tjetër element i rëndësishëm i strategjisë që u diskutua në takim ishte aktivizimi i degëve të partive opozitare në diasporë. Sipas PD, përfshirja e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit është një nga synimet kryesore të kësaj fushate, duke e konsideruar votën e diasporës jo vetëm si një aset numerik, por edhe si një instrument presioni për ndryshim dhe llogaridhënie.

Fushata e opozitës është intensifikuar ndjeshëm në ditët e fundit, me Berishën që po zhvillon takime të drejtpërdrejta me qytetarët dhe me Flamur Nokën që përkujdeset për koordinimin e operacionit politik në prapaskenë. Partia Demokratike dhe aleatët e saj janë pozicionuar për të sfiduar mazhorancën me një mesazh të qartë politik: Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të thellë dhe për rikthimin e politikës që i shërben qytetarëve. Dhe në këtë sfidë, duket se koordinimi mes terrenit dhe strategjisë mediatike është kthyer në prioritet, me Flamur Nokën që mban në dorë fijet e këtij mekanizmi të ndërlikuar fushate.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV