Ardit Bido denoncon Belerin: Doktor, po del bllof me Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Ardit Bido, ka reaguar pas prezencës së eurodeputetit grek, Fredi Beleri, në territorin shqiptar, ku ky i fundit shfaqet duke bërë fushatë për kandidatin e Partisë Demokratike.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Bido e cilëson këtë veprim si “ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Republikës së Shqipërisë”, duke theksuar se nuk ka ndodhur më parë që një funksionar i një shteti të huaj të marrë pjesë në mënyrë aktive në një fushatë elektorale brenda një vendi tjetër.

“Doktor, po del bllof me Shqipërinë. Një eurodeputet i shtetit grek bën fushatë për ty, haptazi, në tokën shqiptare. Kjo është ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Republikës së Shqipërisë”, – deklaron Bido.

Më tej, kandidati i mazhorancës sulmon ashpër koalicionin e opozitës, të cilin e quan “Aleanca e Antishqiptarisë Madhështore”, duke e akuzuar për cenim të sovranitetit kombëtar:

“Aleanca e Antishqiptarisë Madhështore tejkaloi çdo imagjinatë, duke lejuar që një funksionar i huaj si Fredi Beleri të cenojë sovranitetin tonë”, – vijon ai në deklaratën e tij.

Bido nënvizon se, ndonëse marrëdhëniet ndërkombëtare politike janë normale, përfshirja direkte në fushatë e një funksionari të huaj përbën një rast të paprecedent në Europë.

“Po, miqtë mbështesin njëri-tjetrin. Po, partnerët politikë ndërkombëtarë japin deklarata. Por askund në Europë nuk ndodh që një funksionar i një shteti tjetër të shfaqet në miting zgjedhor në një vend fqinj”, u shpreh ai.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV