“Çmenduri të shkosh me kënetën”/ Rama: PS nuk mundet dot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama u shpreh se qytetarët shqiptarë më 11 maj duhet të votojnë PS për Shqipërinë 2030 në BE. Në takimin e zhvilluar në Maliq këtë të shtunë, kryesocialisti Rama theksoi se në 11 maj me votën e tyre, prindërit investojnë që fëmijët dhe shqiptarët të kenë pasaportën europiane të Shqipërisë.

“Zgjedhja e 11 majit nuk është një zgjedhje mes PS dhe kënetës. Edhe pse është çmenduri që mund të shkosh me kënetën. Qëllimi kënetës nuk ka lidhje me qëllimin e madh të përbashkët të popullit. Zgjedhja është midis së mirës së madhe të përbashkët të gjithë kombit dhe interesit të një familje të vetme. Zgjedhja është midis Shqipërisë 2030 dhe BE dhe kënetës dhe bufit të saj për ta kthyer Shqipërinë drejt e në gropë. Si mund ta diskutojnë prindërit demokratë se çfarë duhet të votojnë në 11 maj. Në 11 maj me votën e tyre investojnë që fëmijët të kenë pasaportën europiane të Shqipërisë”, tha Rama.

Gjithashtu drejtuar të rinjve, Rama u shpreh se padyshim në zgjedhjet e 11 majit duhet të votojnë për Shqipërinë në BE.

“Si mund të shkohet në kënetë. Me tregonin në video, një deputet i kënetës, një Fidel Fidel…Hajde muhabet hajde. Hajde çyryk hajde. Po kur thonë Edi Rama ofendon burrat se i quan çyryk. Unë them se PS nuk mundet dot, sepse e mbështesin 56 % e vajzave dhe grave të Shqipërisë. Burrat gjysmën e trurit e kanë me ujë, me ujë kënete…. Gratë kanë mision të madh dhe nëse Shqipëria është afër BE, arsyeja kryesore është se kjo forcë politike mbështetjen e kanë tek gratë…Në listën e mbyllur 52 % ne i kemi gra…Më 11 maj  në BE, jo në kënetë. Përtej dallimeve, të majtë e të djathtë, rruga jonë është në BE që të bëhemi më në fund të barabartë”, tha Rama./   S,M

Të fundit

Berisha takon Presidentin e IDU në Bruksel: E njoha me farsën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Presidentin e IDU-së, Stephan Harper,...

Mori rreth 23 mijë vota, Gonxhe: “Nuk kam detyruar askënd”

Një ndër njerëzit që u votuan më së shumti në zgjedhjet e 11 Majit ka qenë ministri Blendi Gonxhja. Mbi 22800 qytetarë të Tiranës...

Papa Leoni XIV shkeli protokollin! Pse nuk lejohet përqafimi i vëllait?

Nën qiellin e hapur të Sheshit të Shën Pjetrit dhe përballë një turme prej qindra mijëra besimtarësh dhe liderësh botërorë, Papa Leoni XIV ka...

Putini po pengon bisedimet e paqes për të bërë përparime në fushëbetejë

Vladimir Putin po angazhohet për të dëmtuar negociatat e paqes dhe do të pranojë vetëm "kapitulimin e plotë të Ukrainës", sipas një grupi kryesor...

Diaspora, përfundon numërimi i votave për partitë në 11 qarqe

Numërimi i votave të diasporës për subjektet ka përfunduar në 11 qarqe, ndërsa vijon vetëm në Korçë. Sipas KQZ, numërimi dhe vlerësimi i fletëve të...

Lajme të tjera

Web TV