Mbrëmjen e të premtes, e quajtur ndryshe si E Premtja e Mirë, qindra besimtarët katolikë në vigjilje të Pashkëve, zhvilluan procesionin e “Udhës së Kryqit” në sheshin “Nënë Tereza”. Një rrugëtim me 14 ndalesa që përkujton mundimet dhe torturat e Jezus Krishtit deri në momentin e kryqëzimit.
Ajo që u vu re ishte padyshim prania e madhe e të rinjve besimtarë. Për këtë i ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan Imzot Arjan Dodaj tha se kjo ishte një shprese dhe ngushëllim jo vetëm për Kishën, por për të gjithë kombin.
Aldo: Ndërkohë gjëja që më bëri përshtypje dje ishte jo vetëm pjesëmarrja e njerëzve nga viti në vit, që për hir të së vërtetës shtohet, por dhe pjesëmarrja e të rinjve. Pashë shumë vajza e djem që ndoshta nuk kanë qenë vitet e tjera. Është kjo një thirrje e brendshme?!
Imzot Arjan Dodaj: Jo keni shumë të drejtë për këtë. Në fakt nuk mund të formulohen gjërat e thella, në një farë mënyre, vetëm sa mund që t’i përcjellim. Brezat e mëparshëm ishin më të ndikuar nga paragjykimet e së kaluarës. E kishin trashëguar atë kontekstin ideologjik, kurse brezat e sotëm janë pa paragjykime.
Janë tërësisht të çiltër dhe të qetë, të pandikuar nga gjërat deformuese dhe atëherë e shohin shpirtin e tyre në mënyrë më objektive. Kjo etje e të rinjve që në këtë kohë kanë shumë gjëra të tjera, por në të vërtet janë gjëra që i bukosin, atëherë kuptojnë që ndoshta ekziston diçka që jo vetëm nuk na bukos, po e bën shpirtin më të zhdërvjellët, më të bukur dhe më të hapur ndaj të panjohurës që bëhet e njohur dhe që është takimi i misterit me Zotin.
Në fakt mbrëmë ishte plot me të rinj dhe është një ngushëllim dhe një shpresë e madhe, jo vetëm për Kishën Katolike, por për të gjithë kombin tonë . Kudo ku kemi njerëz që besoj, aty kemi dhe më shuam shpresë dhe paqe./ S,M