Fushata e 11 Majit/ Fevziu: Arrestimi i Veliajt i dha një ‘shok’ të majtës, e rriti PD-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar ndikimin që kanë pasur veprimet e SPAK në klimën elektorale të këtyre ditëve. Në një intervistë për gazetarin Drini Zeqo, ai veçoi si moment vendimtar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili sipas tij krijoi një tronditje të dukshme në krahun e majtë dhe përforcoi opozitën. Sipas tij arrestimi i Veliajt e rriti Partinë Demokratike në nivelet më të larta të fushatës.

“Arrestimi i Veliajt dha një shok në anën e majtë, e rriti PD-në në nivelet më të larta të fushatës,” deklaroi Fevziu, duke nënvizuar efektin e menjëhershëm të këtij zhvillimi në dinamikën e garës.

Megjithatë, me më pak se një muaj nga dita e zgjedhjeve, gazetari nuk pret ndonjë tjetër surprizë të ngjashme nga drejtësia.

“Është vetëm kaq, vendime të tjera mund të merren pas zgjedhjeve. Nuk do ketë ndryshim të madh në këto dy javë e ca fushatë,” shtoi ai.

Në analizën e tij për garën elektorale, Fevziu vlerësoi se fushata e këtij viti ka qenë ndjeshëm më e zbehtë dhe më pak intensive se më parë, duke e cilësuar si “bosh”./   S,M

Të fundit

Turi i 82-të çiklistik/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Turi i 82 çiklistik i Shqipërisë starton ditën e nesërme, i ndarë në 5 etapa. Në kuadër të këtij turi,...

Emigracioni i paligjshëm drejt Britanisë, me jahte luksoze

Raportet për udhëtime të rrezikshme, të cilat shpesh rezultojnë fatale për migrantët e parregullt , janë gjithashtu të shpeshta në Britaninë e Madhe. Sipas të dhënave zyrtare,...

‘Një krizë ekzistenciale’/ A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?

Ishte shtatori i vitit 2023 kur avokati Rhys Palmer mori telefonatën e parë nga një student i universitetit, i alarmuar, i akuzuar se kishte...

Revolucioni imagjinar i një njeriu të braktisur nga familja!

Ka një moment kur fjalët nuk thuhen për të fituar ndonjë debat politik, por për të ndalur një rënie të dhimbshme njerëzore dhe publike...

I ra në kokë bojleri teksa po e çmontonte, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë!

Një aksident në punë, i ka marrë jetën një 52-vjeçari në Tiranë, të cilit i ka rënë në kokë bojleri që ishte duke çmontuar,...

Lajme të tjera

Web TV