Arjan Dodaj, kryepeshkvi i Tiranë – Durrës ka dhënë një mesazh për pashkët duke uruar besimtarët e krishterë.
“Kemi nevojë për njerëz që nuk mbyllen tek interesi i momentit. Mesazhi dhe angazhimi i parë jo vetëm i fesë por edhe çdo institucioni shqiptarë duhet të jetë hyjnor. Urimi i kësaj feste le të jetë që populli kombi shteti shqiptar të vijojë me bekimin hyjnor për familjen shqiptare. Të bëhemi bashkë për të promovuar kulturën e punës së ndershme”, tha ndër të tjera kryepeshkvi Arjan Dodaj.
Në mesazhin e tij, po ashtu ai bëri thirrje për të ringjallur shpresën për një të ardhme më me plot jetë dhe plot shpresë./ S.M