Na paskan mashtruar? Kina “shkund” rrjetin, e vërteta pas markave luksoze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një hap pas i Presidentit amerikan Donald Trump për vënien e tarifave ndaj Kinës, nuk vjen pa arsye… Teksa miliona biznese po përballen me “furinë” e vënies së tarifave nga SHBA, prodhuesit kinezë nuk duken shumë të shqetësuar, madje e kanë kthyer situatën në favorin e tyre. Në rrjetet sociale kanë ‘shpërthyer’ video ku analistë, biznesmenë dhe prodhues të ndryshëm u shpjegojnë njerëzve në mbarë botën të vërtetën e madhe lidhur me markat luksoze që deri dje i mendonim perëndimore.

Patjetër që ky është thelbi, por para se të shkojmë aty do ndalemi pak tek deklarata e një analisti kinez që është bërë viral në rrjet.

“Kina është plotësisht gati të luftojë deri në fund. Bota është mjaftueshëm e madhe që Amerika të mos jetë dominuese e tregut. Kështu që nëse Amerika do të shkojë në atë drejtim që të na lërë plotësisht jashtë, le ta bëjë! Nuk na intereson. Kina ka qenë këtu për 5 mijë vjet, edhe kur nuk ishte Amerika dhe ne kemi mbijetuar.

Ne do t’ia dalim pa të, edhe për 5 mijë vjet të tjera! Nëse JD Vance mendon se ka të bëjë me njerëz të një statusi të ulët, ne jemi krenarë që punojmë tokën, merremi me industri. Është tradita jonë. Nuk do ketë dialog mes nesh, vetëm në rast se Amerika ndryshon qasjen ndaj Kinës. Trego respekt për Kinën, njerëzit e saj dhe mos u mundo ta prezantosh atë ndryshe në sytë e botës”, tha ai.


E në fakt, nuk mbetemi veçse në kuadrin  e fjalëve. Ka pafund video që janë shpërndarë me pamje të paketimit të çantave, aksesorëve apo veshjeve për të cilat njerëzit kanë shpenzuar milionat, që prodhohen nga duart e artizanëve kinezë!

Të gjitha produket që kanë etiketën Made in US apo Made in Italy, janë asgjë më shumë se një iluzion i shitur shtrenjtë. Shumica e këtyre mallrave prodhohen në Kinë dhe kjo e fundit e ka ekspozuar tashmë këtë të vërtetë. Madje ka vënë në dispozicion edhe një link për klientët në mbarë globin, nga ku ti mund të porosisësh produktin, sigurisht me shumë zero më pak. Përshembull çantat Hermes, që kanë vlerë marramendëse dhe konsiderohen të rralla, nuk prodhohen vetëm në Francë! “Kjo çantë që e blen për 38 mijë dollarë, e dini sa e ka koston reale?! Shumë më pak, dhe patjetër shumica prodhohet nga duart e punëtorëve tanë në fabrika. Mirësevini në botën reale!”, thotë një prodhues kinez.

Lexo edhe :  Indi, autorja Banu Mushtaq fiton Çmimin Ndërkombëtar Booker për letërsi

Pra, logjika financiare është e thjeshtë. Kompanitë e mëdha marrin këto artikuj me kosto shumë herë më të ulët nga se i reklamojnë dhe shesin te konsumatorët.

Megjithatë ka një reagim nga marka e çantave Hermes.

“Çantat Hermès prodhohen ekskluzivisht në atelietë tona në Francë nga artizanë shumë të trajnuar. Ne nuk e transferojmë prodhimin e produkteve tona prej lëkure në Kinë ose ndonjë vend tjetër. Çdo pretendim që sugjeron të kundërtën është kategorikisht i rremë dhe mund të jetë rezultat i dezinformatave të falsifikuara”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Mirëpo, videot e shpërndara nga prodhuesit kinezë e bëjnë tejet të vështirë për ta besuar këtë dhe për më tepër që njerëzit kanë nisur me porositë dhe janë shumë të kënaqur me produket që kanë marrë.

Si nisi “loja e rrezikshme”?

Fillimisht, tarifat për importet kineze u vendosën me 10% në Shkurt të këtij viti. Më pas u rritën në 20%. Deri në Prill u shtua një tarifë reciproke prej 34%, duke e çuar totalin në 54%.  Mes një rënieje të tregut të aksioneve, Trump ndaloi tarifat për 90 ditë, por përjashtoi Kinën, duke e rritur tarifën totale për mallrat kineze në 145%.

Ndërsa Trump po ushtronte presion mbi Kinën, kjo e fundit u përgjigj duke vendosur një tarifë 125% për mallrat amerikane. Zyrtarët kinezë shprehën besim në qëndrueshmërinë ekonomike të vendit të tyre, duke u shprehur specifikisht se “nuk na bie qielli mbi kokë”. Nga ana tjetër Presidenti Xi Jinping dënoi tarifat gjatë një vizite në Vietnam, duke paralajmëruar se luftërat tregtare nuk kanë fitues.

“Lufta tregtare” ka filluar dhe është shumë serioze, Kina e ka nxjerrë “sheshit” sekretin e madh dhe është mëse gati t’i shesë produktet që pretendon se i ka autentike pa asnjë “kamuflim”.

Nuk e përcaktojmë dot se cila është e vërteta, por një gjë është e sigurt: Kina ka një aftësi të frikshme për të marrë vëmendjen dhe për të bërë “efekt”!/    S,M

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV