‘Nëse s’e ke ndarë mendjen!’/ Rama ‘ëmbëlson’ shqiptarët me biskota Pashkësh nga diaspora

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryesocialisti Edi Rama ka gjetur një zgjidhje pikante për postimin e radhës në murin e llogarisë së tij personale në rrjetin social Facebook ditën e sotme (19 prill): Biskota pashkësh…!

Moto e fushatës elektorale të Partisë Socialiste, përveç “Shqipëria 2030 në BE” është edhe “dora me numrin 5”.

Kryeministri publikon mesazhe herë pas here me duar të hapura që simbolizojnë edhe numrin e partisë në fletën e votimit, teksa e shoqëron edhe me një zemër të kuqe dhe tre emoji tradicionalë me flamurin shqiptar, të BE dhe “pesëshen”.

Në foto thotë se ka vendosur një postim të dërguar nga diaspora, ku shfaqen disa “biskota pashkësh”, që sipër kanë mbi pëllëmbë edhe “qershinë”.

“VOTO 5! Nëse s’e ke ndarë akoma mendjen, bashkohu edhe ti me këtë familje zgjedhësish nga diaspora, që dërgoi këto biskota Pashkësh dhe të gjithë bashkë, pa dallim, t’i japim përtej të majtës e të djathtës një shtysë të fortë më 11 maj Shqipërisë 2030”, shkruan kryesocialisti në postimin e tij./e.t

Të fundit

‘Treni bullgar’, një trill propagandistik, jo një skemë reale

Altin Ketro Sapo përfunduan zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha dhe disa zëra të tjerë opozitarë nuk vonuan të artikulonin një justifikim...

Amerikani që la “tokën e ëndrrave” për Gështenjasin

Zgjedhjet e njerëzve mbi vendet ku dëshirojnë të jetojnë janë sa të çuditshme, aq edhe reale. Dhe një nga këto raste është ai i...

Shuarja e Piro Milkanit, regjisori i njohur përcillet sot për në banesën e fundit

Sot përcillet për në banesën e fundit regjisori i njohur shqiptar, Piro Milkani, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës. Familja e tij bëri...

Mall për sallën apo për debat? Spiropali thërret deputetët e vjetër për 5 minuta seancë

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të duhet të presin edhe disa muaj përpara se parlamentarët e vjetër t’i lirojnë sallën. Kushtetuta...

Avokati: Berisha nuk ka prova që i vodhën votat, e ka të sigurt burgun

Avokati Idajet Beqiri thotë se kreu i PD, Sali Berisha nuk ka prova për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit. Në një intervistë për “Ora...

Lajme të tjera

Web TV