Trafiku kilometrik ka bllokuar qarkullimin në segmentin e Unazës së Madhe së Tiranës nga Liqeni Artificial deri te kthesa e Rinasit.
Vështirësia e qarkullimit në këtë aks ka nisur dhe është rënduar që prej orës 07:30 të mëngjesit të sotëm.
Më të rënduar situatën e bën mungesa e policëve të qarkullimit rrugor, duke e lënë kështu menaxhimin e trafikut në mëshirë të fatit.
Për shkak të këtij kaosi, shoferëve u duhen minimalisht 90 minuta për të arritur të aeroportin e Rinasit.
Kjo situatë është paralajmëruese e asaj çfarë mund të ndodhë gjatë sezonit turistik të verës.
Lajmi në përditësim…/ S,M