Atentati në Lundër, asnjë provë në motorin që autorët dogjën në Mullet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Asnjë e dhënë që mund të ndihmojë hetuesit nga motori i djegur që gjeti policia në fshatin Fikas të Mulletit e që dyshohet të jetë përdorur nga autorët në atentatin me katër të plagosur në Lundër.

Ekspertët kriminalistikë shpresuan në një përftim të mundshëm të mbetjeve biologjike apo gjumë gishtash për të shkuar tek identifikimi i atentatorëve, por shkrumbimi thuajse i plotë e bëri të pamundur gjetjen e një prove të vlefshme, shkruan A2 CNN. Hetuesit janë të përqendruar në këqyrjen e imtë të pamjeve të kamerave të sigurisë përgjatë zonës ku ndodhi atentati, por edhe përgjatë autostradës Tiranë-Elbasan, nga ku autorët dyshohet të jenë larguar pasi djegies së motorit.

Vijon të mbetet pistë kryesore nga policia dhe prokuroria ajo ngatërrimit të objektivit për një germë të vetme në targën e makinës. Shënjestër dyshohet të ketë qenë bashkëshortja e Roan Brahimit, për shkak se përdorte tip të njëjtë makine me atë që udhëtonin katër personat që mbetën të plagosur. Dy prej të lënduarve ishin vëllezër dhe të mitur në moshë.

Atentatin në Lundër të Tiranës, hetuesit e lidhin me atë të ndodhur në Lezhë rreth një orë para tij, po mbrëmjen e së enjtes. Në fshatin Pllanë u ekzekutua me breshëri plumbash nga persona të paidentifikuar babai i Roan Brahimit, Gjovalin Prendi. Hakmarrja mbetet pista kryesore, për shkak të të kaluarës së Roan Brahimit, si i përfshirë në disa vrasje dhe grupe kriminale. Majin e vitit të kaluar, ai u vra në Athinë në sy të bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur./E.S

Të fundit

Shehi flet pas dorëheqjes/ Dhashë shembull demokracie. Rama fitoi se nuk ka alternativë

Dashamir Shehi, pasi subjekti politik që përfaqësoi, Koalicioni Djathtas për Zhvillim, nuk mori asnjë mandat në zgjedhjet e 11...

Aeroplani rrëzohet në një zonë të banuar, përfshihen nga flakët banesa dhe makina (VIDEO)

Një aksident ajror ka ndodhur këtë të enjte në një zonë të banuar në San Diego në SHBA. Një aeroplan i vogël pasagjerësh është rrëzuar...

“150 mijë shqiptarë votuan partitë e reja”/ Dash Shehi: Shoh ditë të vështira për PD-në!

Politikani Dashamir Shehi në një intervistë të dhënë në News 24 ndau opinionin e tij sesi e sheh të ardhmen e Shqipërisë dhe të...

Mandati i pestë…

Nga ARTUR  AJAZI Ndoshta numri “5” në fletën e votimit, dhe simbolika e 5 gishtave, paralajmeroi qysh tani mandatin e pestë nga Edi Rama. Nuk...

Tërmeti/ Shqiptarët e Kretës rrëfejnë momentet e frikshme: Ngjarja më e rëndë nga 1998

Frika përfshiu banorët e Kretës mëngjesin e të enjtes.  Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës righter goditi vendin. Elton Congo një shqiptar që...

Lajme të tjera

Web TV