ChatGPT në shkolla, po ndihmon apo pengon?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Në epokën e teknologjisë, duket se nxënësit nuk kanë më nevojë të pyesin mësuesin apo të kërkojnë gjatë në libra. Me vetëm një pyetje në ChatGPT, marrin përgjigje menjëherë. Por si po ndikon kjo formë e re në arsim? A po ndihmon në të nxënë apo po zëvendëson përpjekjen dhe mendimin kritik?”, raporton gazetarja e Tv Klan Dorina Halili.

Nxënësit pohojnë se e përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shkollës.

Kjo formë ka anët e saj si negative dhe pozitive. Për mësuesen e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, ana pozitive ka të bëjë me faktin që nxënësit mund të marrin aty ide të ndryshme.

“Kërkimi në ChatGPT ju jep atyre mundësi për të pasur ide sa më inovatore, si nje element shumë pozitiv ju jep mundësi që të kenë të përshkruar hapat dhe procedurat për nje projekt”, shprehet Najda Pashaj, mësuese e TIK në gjimnazin “Ismail Qemali”.

Por kjo ndihmë ka edhe efektet e saj negative, të cilat nuk duhen neglizhuar.

“I bën ato të jenë pasiv, t’i marrin gjërat e gatshme, i krijon idenë që shumë gjëra mund të merren lehtë”,thekson Pashaj.

Roli i prindërve dhe mësuesve shihet si kyç për të udhëzuar përdorimin e drejtë të inteligjencës artificiale.

“Mendoj se është përgjegjësia e gjithë shoqërisë me idene që te jemi të ndërgjegjësuar dhe të japim shembuj për t’i rritur fëmijët”, thotë mësuesja Pashaj.

Në tërësi, platformat e Inteligjencës Artificiale, si ChatGPT, shihen si një bashkëpunëtor i mirë në mësim, por vetëm duke u përdorur me maturi./Klan/E.S

Të fundit

Laura Antoneli dhe Eduixh Fenek, dy seks-simbolet që u keqpërdorën në komeditë erotike

Nga Leonard Veizi Në vitet 1960-1970, kinema italiane lindi një fenomen kulturor i quajtur “commedia sexy all'italiana”, një hibrid i...

Angelina Jolie rikthehet në Festivalin e Kanës pas 14 vitesh

Pas një mungese prej 14 vitesh, Angelina Jolie kthehet me stil në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës 2025, si një figurë që...

Votat nga emigrantët e Greqisë, nis sot numërimi i 50 mijë zarfeve të lëna pezull

Pas kontestimit nga ana e Partisë Demokratike, ditën e sotme pritet të nisë numërimi i votave të diasporës nga Greqia. Janë rreth 50 mijë...

KQZ publikon shifrat paraprake, sa shqiptarë votuan brenda dhe jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një bilanc paraprak mbi pjesëmarrjen në votime për zgjedhjet e 11 majit, bazuar në të dhënat e transmetuara...

Macron vizitë zyrtare në Tiranë, do të takohet me Ramën! Do nënshkruhen disa marrëveshje

Pas Samitit të Komunitetit Politik Evropian, Emmanuel Macron qëndroi në kuadër të vizitës zyrtare që do të zhvillojë sot, më 17 maj, në Shqipëri....

Lajme të tjera

Web TV