Ditëlindje në mbretëri me 1 mijë të ftuar, princesha daneze feston 18-vjetorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një festë magjike që mblodhi mbi një mijë të rinj nga e gjithë Danimarka, Princesha Isabella festoi 18-vjetorin me një event madhështor në Teatrin e Vjetër Mbretëror në Kopenhagë. Veshur me një fustan balloje që shkëlqente, princesha mbërriti në tapetin e kuq së bashku me prindërit, Mbretin Frederik X dhe Mbretëreshën Mary, si dhe vëllezërit e motrën, Princin Christian, 19 vjeç, dhe binjakët Josephine e Vincent, 14 vjeç.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe figurat kryesore të familjes mbretërore daneze, përfshirë Mbretëreshën Margrethe, që festoi 85-vjetorin. Mijëra të ftuar, përfshirë të rinjtë që fituan bileta me short, ndoqën një program artistik që varionte nga opera dhe baleti klasik deri te muzika pop dhe kërcimi modern, shkruan A2 CNN.

Gjatë mbrëmjes, Princesha Isabella u ul në Galerinë Mbretërore mes prindërve të saj, ndërsa skena mbushej me interpretime të veprave të Molière, Puccinit dhe Rossinit, si dhe performanca nga artistë të njohur si Medina dhe trupat e baletit danez.

Në event morën pjesë edhe kushërinjtë simpatikë të princeshës, Konti Nikolai dhe Konti Felix, duke treguar se tensionet e vitit 2023 pas heqjes së titujve nga Mbretëresha Margrethe duket se i përkisnin të kaluarës.

Pak ditë më parë, në një tjetër ceremoni në Aarhus, Princesha Isabella mbajti fjalimin e saj të parë publik, duke surprizuar të pranishmit me një hyrje plot humor dhe vetëironi, tregues i një princi të ri me personalitet./E.S

Të fundit

Nëna porosit vrasjen e së bijës, paguan një person 1106 euro

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Rusi, ku një nënë 46-vjeçare dyshohet se planifikoi vrasjen e...

Braktisi automjetin me dy klandestinë në Memaliaj, në kërkim 30-vjeçari

Policia ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar pasi akuzohet se është i përfshirë në trafik klandestinësh nga vendet e treta drej BE-së. I riu me...

Trump: Bashkimi Europian u krijua për të përfituar nga Amerika

Pas lajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump se po rekomandon një tarifë prej 50% kundrejt Bashkimit Evropian, ai ka ngritur edhe pretendime të tjera,...

Një shqiptar merr “Djallin”, nis epoka e Igli Tares te Milani

Igli Tare është emëruar zyrtarisht si Drejtori Sportiv i ri i Milanit, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare që e lidh me klubin deri në...

“Më bënë magji të zezë”, 51-vjeçarja shqiptare përndjek për 10 vite fqinjët

“Ajo ishte e bindur se ne ishim të këqij, se ne ishim djalli dhe se ne e shikonim me sy të keq. Ajo nuk...

Lajme të tjera

Web TV