Festa e Pashkëve, Papa Françesku uron besimtarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse është ende në fazë rikuperimi Papa Françesku u shfaq në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit për t’i uruar besimtarët për festën e Pashkëve.

Mesazhin e së dielës të Papa Franceskut e lexoi një ndihmës I tij për shkak të kushteve shëndetësore .Pasi bekoi të pranishmit Ati I Shenjtë përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim në Gaza dhe dënoi konfliktin.

“Mendoj për popullin e Gazës dhe komunitetin e saj të krishterë në veçanti, ku konflikti i tmerrshëm vazhdon të shkaktojë vdekje dhe shkatërrim dhe të krijojë një situatë dramatike dhe të mjerueshme humanitare.”

Në mesazhin e tij Papa Françesku shprehu shpresën se në Ukrainë do të mbizotërojë një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme, si dhe stabiliteti në Liban dhe Siri. Për Ballkanin Perëndimor, Papa Françesku u lut që drita e Pashkëve të frymëzojë liderët të qetësojnë tensionet dhe të refuzojnë veprimet destabilizuese, duke zgjedhur në vend të kësaj një rrugë harmonie, së bashku me fqinjët e tyre.

Ati i Shenjtë foli edhe për lirinë e fesë dhe respektimin e pikëpamjeve të të tjerëve, duke theksuar se paqja nuk është e mundur pa to.

Këtë vit, festa e Pashkëve ka edhe më shumë rëndësi sepse Kisha Katolike e ka shpallur vitin 2025 një vit jubilar apo të shenjtë.

Vetëm këtë fundjavë, rreth 1 milion vizitorë janë në qytet, duke përfshirë besimtarë nga e gjithë bota. Midis tyre është edhe zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance i cili takua shkurtimisht me Atin e Shenjtë për të shkëmbyer urimet për festën e Pashkëve./E.S

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV