Miratohet udhëzimi i ri për kanabisin, kush përfiton? Kriteret që duhen mbushur për leje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme ka hyrë në fuqi udhëzimi “Për përcaktimin e formatit të lejes për ushtrimin e aktiviteteve të lidhura me prodhimin e kanabisit për qëllime industriale dhe kritereve për aktivitetet e përfshira në leje”.

Udhëzimi i ri për prodhimin e kanabisit për qëllime industriale përcakton formatin zyrtar të lejes dhe kushtet që duhet të plotësojnë subjektet që kërkojnë të angazhohen në këtë sektor. Leje të lëshohen për aktivitete si importi i farës, fidanit, klonit ose bimës mëmë, kultivimi për përfitimin e lules, fibrës ose farës, përpunimi, magazinimi, transporti dhe eksporti i nënprodukteve apo produkteve përfundimtare.

Lejet mund të përfshijnë një ose disa prej këtyre aktiviteteve, duke lejuar që subjektet të jenë fleksibël sipas kapaciteteve dhe planit të tyre të zhvillimit. Transporti mund të delegohet te një palë e tretë, por përgjegjësia për përmbushjen e standardeve të sigurisë mbetet te subjekti i licencuar.

KRITERET

Kriteret për të marrë lejen përfshijnë regjistrimin në QKB, pasjen e një plani biznesi 5-vjeçar, dokumentimin e marrëdhënies me tokën, rregullore të brendshme administrative, plan trajnimi për punonjësit dhe performancë pozitive financiare. Subjektet duhet të mos kenë detyrime të prapambetura ndaj tatimeve, energjisë dhe ujit dhe të kenë staf të përputhur me ligjin në fuqi për pastërtinë e figurës dhe etikën profesionale. Ligji kërkon që subjektet të kenë edhe dokumentacion teknik për ambientet, planimetrinë dhe pajisjet e nevojshme për magazinim e përpunim.

Çdo aktivitet që përfshin kultivim, përpunim apo prodhim kërkon hartimin e procedurave standarde të punës për secilën fazë të procesit sipas EU-GACP dhe në rastin e produkteve përfundimtare edhe sipas EU-GMP, HAÇP dhe ISO për produktet kozmetike e ushqimore. Subjektet që merren me import të farës, fidanit apo klonit duhet të kenë një marrëveshje paraprake shitjeje me subjektin kultivues. Subjektet që ushtrojnë kultivim duhet të kenë një plan zhvillimi dhe prodhimi të miratuar paraprakisht.

Lexo edhe :  Fevziu: Zjarr në fushata, por 11 maji pa jehonë!

Në çdo rast, leja nuk jepet nëse mungon marrëveshja për shitjen e lëndës së parë ose të produktit final me një subjekt pritës të licencuar për përpunim ose eksport. Udhëzimi përcakton që çdo palë e përfshirë në transport duhet të përmbushë kushtet e sigurisë të miratuara nga qeveria dhe të dokumentojë marrëveshjen në lejen përkatëse. Kriteret për të gjitha aktivitetet janë të lidhura me rregullsinë ligjore, kapacitetin logjistik, performancën financiare dhe garantimin e një zinxhiri transparent të prodhimit. Udhëzimi parashikon që çdo kërkesë për leje duhet të përmbushë jo vetëm kriteret e përgjithshme por edhe ato specifike sipas aktivitetit për të cilin aplikohet. Në përfundim, udhëzimi i ri shfuqizon udhëzimin e mëparshëm të vitit 2024 dhe hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

LEJA JEPET PËR AKTIVITETET SI VIJON:

a) Importi i farës, klonit, fidanit ose bimës mëmë të kanabisit për qëllime industriale, magazinimi dhe transporti i tyre.

b) Kultivimi i bimës së kanabisit për qëllime industriale me qëllim përfitimin e lules, përpunimi fillestar, magazinimi, transporti, si dhe eksporti i nënprodukteve të saj.

c) Kultivimi i bimës së kanabisit për qëllime industriale me qëllim përfitimin e farës dhe fibrës, përpunimi fillestar, magazinimi, transporti, si dhe eksporti i nënprodukteve të saj.

ç) Kultivimi i bimës së kanabisit me qëllim përfitimin e lules, përpunimi fillestar, prodhimi, magazinimi, transporti, si dhe eksporti i nënprodukteve dhe produkteve përfundimtare të bimës së kanabisit.

d) Kultivimi i bimës së kanabisit, me qëllim përfitimin e farës dhe fibrës, përpunimi fillestar, prodhimi, magazinimi, transporti, si dhe eksporti i nënprodukteve dhe produkteve përfundimtare të bimës së kanabisit.

Të fundit

“Plumbi i Artë” në GJKKO, Dumani zbulon porositësin e atentatit ndaj Lulëzim Meshës

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, po vijon edhe këtë të martë me dëshminë e tij në GJKKO për...

11 vjeçarja dhe babai i saj bëjnë zbulimin e jashtëzakonshëm duke pastruar bregun e detit

Një zbulim i jashtëzakonshëm është bërë në brigjet e Somerset, Angli, ku një vajzë 11-vjeçare dhe babai i saj u përplasën me mbetjet e...

“Salmonela u mor vesh vetëm kur u sëmur Rama”- Berisha: Mafia fut substanca kancerogjene

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte pjesë e një tryezë për sigurinë ushqimore, ku garantoi se do të bëjnë gjithçka për ushqime sa...

Shqiptarëve në Greqi do t’iu njihen pensionet? Rama zbulon “prapaskenat” me palën greke

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në kuadër të takimeve elektorale është ndalur këtë të martë në qytetin e Gjirokastrës. Gjatë takimit me gjirokastritët kreu...

I ‘shpëtoi’ policisë 5 ditë më parë, u arrestua teksa udhëtonte me taksi në Tiranë…

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 36 vjeçar, i cili në bashkëpunim me një tjetër kultivonin dhe shisnin kanabis në Lezhë. Mësohet...

Lajme të tjera

Web TV