Netanyahu: Fundi i luftës në Gaza, kur të plotësohen 3 kushte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 92 palestinezë u vranë dhe më shumë se 200 të tjerë u plagosën gjatë dy ditëve të fundit në Gaza ndërsa Izraeli intensifikon operacionet e tij në të gjithë enklavën.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se vendi i tij nuk ka zgjidhje veçse të vijojë të luftojë në Gaza. Sipas tij lufta do të përfundojë vetëm kur të realizohen tre objektivat, shkatërrimi i Hamasit, lirimi i të gjithë pengjeve dhe sigurimi që Hamasi nuk përbën asnjë kërcënim për Izraelin në të ardhmen.

Netanyahu është nën presion në rritje jo vetëm nga familjet e pengjeve dhe mbështetësit e tyre, por edhe nga ushtarët rezervistë dhe pensionistë izraelitë, të cilët vënë në dyshim vazhdimin e luftës pasi Izraeli prishi një armëpushim muajin e kaluar.

Kryeministri izraelit pretendon se Hamasi e refuzoi propozimin e fundit për të liruar gjysmën e pengjeve për një armëpushim të vazhdueshëm.

Që kur Izraeli i dha fund armëpushimit, të ndërmjetësuar nga Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara më 18 mars, sulmet nga ana e shtetit hebre në të gjithë Gazën kanë marrë jetën e rreth 1,800 njerëzve dhe kanë plagosur pothuajse 4,700 të tjerë.

Numri i të vdekurve në Rripin e Gazës është rritur në 51,157, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, e drejtuar nga Hamasi, e cila nuk bën dallimin midis viktimave civile dhe luftarake. OKB thotë se gratë dhe fëmijët përbënin më shumë se dy të tretat e të gjitha vdekjeve./e.t

Të fundit

Kush janë 10 qytetet më me diell në Evropë? Kryeson Kartagjena në Spanjë

Nëse rrezet e diellit janë pjesë e rëndësishme e pushimeve tuaja verore, ka një destinacion evropian që e lë...

Arrestohet shoferja 70-vjeçarja në Shkodër, përplasi për vdekje një këmbësore

Një 70-vjeçare në Shkodër është arrestuar pasi teksa drejtonte makinën ka përplasur një këmbësore. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në lagjen “3 Heronjtë”, këmbësorja 65-vjeçare...

Parashqevi Simaku feston Pashkët, rrëfen kujtimet e bukura të fëmijërisë: Gjyshi im…

Këngëtarja Parashqevi Simaku ka festuar sot Pashkët, teksa ka rrëfyer kujtimet më të bukura të fëmijërisë së saj. Përmes një videoje në rrjetin e saj...

Krimet zgjedhore, 19 denoncime! SPAK nis 60 hetues në 12 qarqe, bashkëpunim me SHISH

Ka nisur fushata zgjedhore dhe njëherazi me të edhe hetimet e SPAK kundër krimeve elektorale që janë nën kompetencë të prokurorëve të posaçëm. SPAK ka...

“E kam sharë për 12 vite, më ftoi për kafe!”- Rama replikon me simpatizantin e PD

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me Ilir Vrenozin, një simpatizant të njohur të Partisë Demokratike, i cili publikoi një video në rrjetet sociale ku...

Lajme të tjera

Web TV