Publikimi i autopsisë së Bobby Kennedy ndan familjen e tij: Vajza kundër, djali pro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Publikimi i materialeve fotografike nga autopsia e Bobby Kennedy, dekada pas vrasjes së tij më 5 qershor 1968 në Los Anxhelos, shkaktoi një debat të fortë mes dy prej fëmijëve të tij, përfshirë dhe ministrin e Shëndetësisë në administratën e presidentit Donald Trump, Robert Kennedy Jr.

Dokumente të deklasifikuara për vrasjen e Robert Kennedy, i njohur ndryshe si Bobby, vëllai i presidentit John F. Kennedy, i cili gjithashtu u vra disa vite më parë, në vitin 1963, u publikuan të premten me nismën e presidentit Trump, i cili nënshkroi një urdhër ekzekutiv për këtë sapo u rikthye në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.

Megjithatë, një nga vajzat e Bobby Kennedy-t, Kerry, foli për “dhimbjen e madhe” që përjetoi pas publikimit të fotove të autopsisë që përfshiheshin në dosjet e bëra publike.

Ajo shroi në platformën X se kujtimi i të atit “do të bëhet edhe më i dhimbshëm në një mënyrë të re dhe të paimagjinueshme”.

“Nuk do ta shohim më ashtu siç e mbajmë mend. Do të përballemi me këto foto makabre, të drejtpërdrejta të trupit të copëtuar të tij nga autopsia”, theksoi ajo.

Nga ana tjetër, vëllai i saj Robert Kennedy Jr., ministër i Shëndetësisë në qeverinë Trump, e mbështeti publikimin e materialit.

“Interesi publik për transparencë të plotë është më i rëndësishëm se interesi i familjes sonë”, deklaroi ai për gazetën Washington Post.

Ai pranoi megjithatë se ishte përballur me një “zgjedhje të vështirë” kur Donald Trump e pyeti nëse duhej të bëheshin publike edhe fotot e autopsisë.

Ai përsëriti për gazetën se nuk beson në versionin zyrtar të ngjarjes që thotë se vrasja e babait të tij u krye me një armë kalibri 22 nga Sirhan Sirhan, një emigrant palestinezo-jordanian, i cili vazhdon të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm në moshën 81-vjeçare.

Lexo edhe :  Deklarata shokuese e ish-mjekut të Shtëpisë së Bardhë: Joe Biden nuk i mbetet shumë kohë

Kennedy pranoi se nuk priste që dokumentet e publikuara të përmbanin prova që do të vërtetonin teorinë e tij se CIA kishte lidhje me vrasjen e babait të tij.

Drejtoresha e Zyrës së Koordinimit të Shërbimeve Inteligjente të SHBA-së, Tulsi Gabbard, e cila kishte detyrën për të publikuar dokumentet, justifikoi këtë veprim duke u shprehur se është e nevojshme të “hidhet dritë përfundimisht” mbi çështjen e vrasjes së senatorit, ish-ministër i Drejtësisë në qeverinë e vëllait të tij, dhe një nga kandidatët kryesorë për të marrë nominimin presidencial të Partisë Demokratike.

Në 10.000 faqet e dokumenteve të publikuara të premten do të shtohen edhe 50.000 të tjera që janë gjetur në “depo të FBI-së dhe CIA-s”, shtoi ajo.

Dokumentet më të fundit të deklasifikuara për vrasjen e ish-presidentit Kennedy u publikuan në mars. Po pritet gjithashtu që të bëhen publike dhe dokumentet për vrasjen e Martin Luther King-ut në vitin 1968, figurë kryesore e lëvizjes për të drejtat civile në SHBA./E.S

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV