Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e kampusit të ri universitar “Poli i Dijes” në Korçë.
Rama shprehet se ky kampus, do ta çojë arsimin universitar të Korçës në një nivel të ri duke e bërë më konkurues.
“Korçë – Në kantierin e kampusit rë ri universitar ‘’Poli i Dijes’’, një hapësirë prej 8500 metër katrorë, e konceptuar mes dijes dhe praktikës, që do ta çojë arsimin universitar të Korçës në një nivel të ri duke e bërë më konkurues falë programeve të reja të ndërkombëtarizimit, dhe ngritjes së qendrave të kërkimit shkencor.
Godina e re universitare do të ketë një infrastrukturë moderne me hapësira të bollshme për auditorë, laboratorë, bibliotekë, zyra e salla mbledhjesh, duke mirëpritur kështu studentë jo vetëm nga Shqipëria por dhe nga rajoni”, shkruan Rama./E.T