Të rinjtë mësojnë përmes internetit/ Ekspertët: Rrit njohuritë, por verifikoni platformat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të rinjtë shqiptarë po e përdorin më shumë internetin për të mësuar dhe jo vetëm për t’u argëtuar. Sipas Eurostat 20% e të rinjve nga mosha 16 deri në 29 vjeç në Shqipëri gjatë vitit 2023 përdorën internetin për të ndjekur kurse të ndryshme online. Pjesëmarrja e të rinjve shqiptarë që përdorin interetin për të rritur njohuritë rezulton më e lartë se në disa vende të rajonit dhe Evropës.

Por cilat janë përfitimet e mësimit nga interneti?

“Një nga avantazhet që ka është pëdritësimi në kohë reale me cfarë ndodh në botë, të përmbajtjes së kurseve por edhe zgjerim të informacionit, i cili sjell që një i ri të ketë të njëjta aftësi dhe formin si çdo i ri në Evropë dhe botë. E dyta i rrit dhe zhvillon shkallën e kreativitet dhe inteligjencën, që të gjejë dhe zbulojë prirjen dhe talentin që ka, por edhe projektuar një punë që nesër do t’i përshtatet më së miri.”

Numri i të rinjve që mësojnë përmes platformave të ndryshme nga interneti u rrit ndjeshëm pas pandemisë. Sipas specialistëve, kjo periudhë izolimi, afroi më shumë shqiptarët me teknkologjinë.

“Ishte momenti deciziv që shqiptarët krijuan një kulturë drejt teknkologjisë së informacionit që deri në këtë periudhë e kishin përdorur më së shumti për argëtim në masë, për të kaluar kohën e lirë dhe vetëm pandemia solli që poreoceset profesionale të eksportoheshin online dhe aty u identifikusan edhe disa avantazhe të cilat ishin të favorshme për tu përdorur në botë.”

Janë një sërë fushash, për të cilat të rinjtë kanë më shumë interes për të mësuar përmes internetit, duke i formuar ata profesionalisht.

Lexo edhe :  U godit me shuplakë nga gruaja!/ Zyra e Macronit minimizon incidentin: Po bënin shaka!

“Janë kurse që kanë të bëjnë me IT, kodimin, programinim, dhe ato që kanë të bëjnë me marketingun online. Një pjesë e mirë e aksesit në internet shërben edhe në fushën e nevojave administrative, për të kaluar një document në një tjetër, për të realizuar material grafike.”

Përveç avantazheve të shumta, ekspertët theksojnë rëndësinë e verifikimit të platformave që përdoren për të mësuar apo ndjekur kurse të ndryshme online.

“Interneti është një magazinë e madhë që po nuk pate filtra t\i merr çfarë të jepet.”

Megjithatë, pavarësisht një rritje të ndjeshme, marrja e një kursi online mbetet më pak i popullarizuar në mesin e mërsoruesve të interentin, ku përqindjen më të lartë e zënë ata që e përdorin për komunikim.

Sipas ekspertëve përmirësimi i legjislacionit për njohjen e certifikimeve online do të sillte edhe rritjen e mëtejshme të përdouruesve të interentit për të mësuar ne vendin tone./e.t

Të fundit

Skandali CEZ-DIA, Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg

Kreu i PL Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë marr sot zyrtarisht të pandehur për aferën CEZ-DIA dhe lobimin...

Amerikani vjen me ide të qarta në Shqipëri: Dua të gjej nuse

Pas disa udhëtimeve të herëpashershme në vendin tonë, 50-vjeçari amerikan Craig Zieves ka vendosur të zhvendoset përfundimisht në Shqipëri. Ai ka blerë një shtëpi...

“Cirku i demokracisë”, shoqëria civile proteston kundër deputetëve për krizën politike

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë kanë protestuar ndaj deputetëve për shkak të dështimeve të shumta për konstituimin e Kuvendit. Manifestuesit rreshtuan disa karrige bosh...

Balluku inspekton punimet në Qukës – Qafë Plloçë: Hapet brenda verës

Ashtu sikurse njoftoi në fillim të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, se këtë verë përfundon një nga kalvarët më të gjatë të...

Skënder Minxhozi: Çfarë mesazhi na dha sot SHBA me një postim të thjeshtë

Titulli origjinal i shkrimit ishte "Amerika foli... dhe uroi!" Ishte e para që dikur mbante qëndrim sa herë që Shqipëria kalonte një situatë delikate, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV