Papa Françesku është ndarë nga jeta në moshën 88 vjeçare pas problemeve shëndetësore. Ai ndërroi jetë në Romë, në Casa Santa Marta, ku ishte transferuar pasi doli nga spitali Gemelli. Për këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka./ D.C
“Lamtumirë Papa Françesku!
Një humbje e madhe për të gjithë botën! Sot humbëm Atin e Shenjtë, një udhëheqës shpirtëror, i cili frymëzoi botën me mesazhet e tij për humanizëm dhe solidaritet.
Në emrin tim dhe të gjithë komunitetit të futbollit shqiptar, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Selisë së Shenjtë, Kishës Katolike dhe të gjithë besimtarëve katolikë!
Qoftë i përjetshëm kujtimi i Tij!”, shkruan ai.