Çmimet e naftës ranë pasi investitorët po përqendrohen rreth rrezikut ndaj tarifave të Trump. Sipas analisteve tarifat ndaj partnerëve tregtarë do të ulin rritjen e kërkesës për karburant. Nafta në bursën amerikane ra me 1.4%, duke arritur në 66.99 dollarë për fuçi, ndërsa ajo në bursën e Londrës ra me 1.5% duke arritur në 63.61 dollarë për fuçi.
OPEC+, grupi i prodhuesve kryesorë duke përfshirë Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët si Rusia, pritet ende të rrisë prodhimin me 411,000 fuçi në ditë duke filluar nga maji, megjithëse një pjesë e kësaj rritjeje mund të kompensohet nga shkurtimet nga vendet që kanë tejkaluar kuotat e tyre. Sipas ekspertëve një faktor për këtë rënie janë edhe shenjat e përparimit në bisedimet bërthamore midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit të cilat u mbajtën të shtunën në Romë.
Megjithatë, tregjet mbeten ende të lëkundura mes efekteve të politikës agresive tarifore të SHBA-së, luftës së saj tregtare me Kinën dhe me rënien e dollarit. Një sondazh i Reuters tregon se investitorët besojnë se politika tarifore do të shkaktojë një ngadalësim të konsiderueshëm të ekonomisë amerikane këtë vit dhe vitin e ardhshëm dhe frikës se recesioni do të godasë një pjesë të madh të vendeve./E.S