Bota në zi për Françeskun, nga Putin te mbreti Charles përcjellin ngushëllimet për Papën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me hidhërim e tronditje është pritur lajmi për vdekjen e Papa Franceskut nga besimtarët katolikë në Romë e të gjithë botën. Që prej njoftimit nga Vatikani, qindra njerëz filluan të mblidhen në sheshin Shën Pjetër në Vatikan, ku masat e sigurisë janë shtuar.

Heshtja sundoi mes turmës së madhe të qytetarëve, ndërsa këmbanat binin vazhdimisht.

Emocione të forta pushtuan edhe Argjentinën, vendlindja e Papa Franceskut, ku autoritetet kanë shpallur 7 ditë zie.

Reagime vërshuan nga e gjithë bota, përfshirë njerëzit e thjeshtë e liderë botërore.

Francezi Emanuel Macron ishte mes të parëve që i bëri homazh Kreut të Selisë së Shenjtë, duke e quajtur atë njeri të përulur, në krah të njerëzve më të brishtë e të dobët.

Kryeministrja Georgia Meloni tha se lajmi e kishte hidhëruar thellësisht, teksa shprehu bindjen se trashëgimia e tij nuk do të humbasë.

“Prehu në paqe Papa Francesku. Zoti bekoftë atë dhe të gjithë ata që e deshën“, ishte mesazhi i presidentit amerikan Donald Trump.

Fjalë të ndjera i kushtoi edhe Mbreti Charles i cili me bashkëshorten Kamila ishin ndër të fundit që e vizituan Papën.

Po ashtu presidenti rus tha se do ta mbajë mend Franceskun si mbrojtësin e vlerave më të larta, humanizmin dhe drejtësinë,  dhe se do të ruajë gjithmonë kujtimin e bukur të tij.

Presidenti ukrainas Zelenski vlerësoi lutjet e Papës për paqen në Ukrainë dhe ukrainasit. /e.t

Të fundit

Lajm fantastik: Vjosa në UNESCO, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Lumi Vjosa është pranë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës. Komiteti Ndërkombëtar...

Marrëveshja vëllazërore, anija me 30 emigrantë niset nga Brindisi për në Gjadër

Italia do të dërgojë në kampin e Gjadrit 30 emigrantë të tjerë, kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga transferimi i fundit,...

Çfarë po ndodh? Trump paralajmëron Putinin: ‘Po luan me zjarrin’

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndezur sërish skenën ndërkombëtare me një deklaratë të fortë ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Në një postim në platformën...

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e radhës

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës për dy ndeshjet e muajit...

U mor zyrtarisht i pandehur, reagon Ilir Meta

Ilir Meta ka reaguar pasi u mor i pandehur, duke theksuar me anë të një postimi në Facebook se "është e qartë se më...

Lajme të tjera

Web TV