Çfarë premtojnë politikanët për “paratë” e shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga podiumet e fushatave deri në intervistat televizive, politikanët shqiptarë shfaqen me premtime për paga më të larta, investime në shëndetësi, ndihma sociale, ulje taksash dhe projekte gjigante infrastrukturore, por askush nuk sqaron me saktësi nga do të vijnë këto para, çfarë kosto kanë për buxhetin e shtetit dhe kush realisht do ta mbajë peshën e këtyre faturave në vitet që vijnë. Megjithatë premtojnë dhe shqiptarët do i votojnë ata vetëm për premtime.

Në një tryezë të hapur mes politikës dhe biznesit, Dhoma Amerikane e Tregtisë në bashkëpunim me revistën Monitor organizoi një konferencë mbi programet ekonomike të partive që garojnë në zgjedhjet e 11 majit. Në fokus: taksat, prioritetet strategjike dhe si do të ndërtohet një ekonomi më konkurruese.
D Ndërkohë që qytetarët përgatiten për të votuar qeverinë e re, një pyetje e nënkuptuar rri pezull: a do të vendoset kutia e votimit nga emocionet apo nga analiza e ftohtë e ofertave? Ekonomia mbetet një pikë nevralgjike në këtë përballje, dhe çdo parti po përpiqet të bindë votuesit se modeli i tyre është më i qëndrueshmi. Në konferencën e zhvilluar, morën pjesë përfaqësues të Partisë Demokratike, Koalicionit Euroatlantik, partisë “Mundësia”, Koalicionit Djathtas për Zhvillim dhe Lëvizjes Bashkë. Ndërkohë, Partia Socialiste, megjithëse kishte konfirmuar më herët, e anuloi pjesëmarrjen në moment të fundit. “Ne si komunitet biznesi kontribuojmë në 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe kërkojmë të kuptojmë se cilat janë ofertat reale që ofrojnë partitë për një klimë më të favorshme investimi,” – u shpreh Presidenti i Dhomës Amerikane, Grant Van Cleve. Ai theksoi se organizata që drejton nuk ka anësi politike, por mban një qëndrim të qartë në favor të zhvillimit ekonomik dhe hapjes ndaj investitorëve ndërkombëtarë, përfshirë ato nga SHBA. Sipas tij, turizmi, gjeopolitika dhe konsorciumet e reja amerikane janë faktorë që po pozicionojnë Shqipërinë në një hartë të re të interesit global. Drejtori Ekzekutiv i Dhomës, Neritan Mullaj, prezantoi shtatë shtyllat strategjike të reformës që organizata i propozon klasës politike. Ato nisin nga përmirësimi i klimës së investimeve e deri te forcimi i mekanizmave të konsultimit publik. Një vend të veçantë zë edhe zhvillimi i industrisë turistike dhe i kapitalit njerëzor.

Programi i PS: paga më të larta dhe investime në infrastrukturë

Megjithëse nuk mori pjesë në diskutim, Partia Socialiste ka publikuar një program të detajuar për periudhën 2024–2030. Në planin e saj, premtimet kryesore përfshijnë rritje të ndjeshme pagash për mësuesit dhe administratën, mbështetje për çiftet e reja me kredi lehtësuese dhe objektivin për të ndërtuar 1000 laboratorë inteligjentë në arsim. Në infrastrukturë, synohet ndërtimi i 700 km rrugë të reja, përfundimi i dy korridoreve kryesore dhe ngritja e portit të ri tregtar në Porto Romano. Për pensionistët, përmendet rritje graduale e pensionit mesatar deri në 400 euro.
PD: taksë e sheshtë dhe mbështetje për “Made in Albania”

Lexo edhe :  Ambasada Amerikane publikon videon/ Ja çfarë duhet të keni parasysh kur aplikoni për vizë

PD: Ulje taksash

Partia Demokratike, e përfaqësuar nga Jorida Tabaku, Dorjan Teliti dhe Florion Mima, prezantoi pesë shtylla kryesore: kod fiskal të qartë, tatim të sheshtë, eliminim përjashtimesh nga TVSH-ja, reforma për nxitjen e prodhimit vendas dhe konsultim real me biznesin. Sipas tyre, taksa progresive aktuale penalizon shtresën e mesme. Plani i PD-së parashikon përjashtim nga TVSH-ja për bizneset me xhiro deri në 18 milionë lekë dhe ulje të tatimfitimit në 10%.

Koalicioni Euroatlantik: mbështetje për familjen dhe transparencë në PPP-të

Mateo Spaho, përfaqësuesi i këtij koalicioni, e vendosi theksin te familja si qeliza bazë e ekonomisë. Sipas tij, mbështetja për çiftet e reja, përfitimet për fëmijët dhe një sistem taksimi që llogarit të ardhurat familjare do të jenë pjesë e planit të tyre. Ai theksoi nevojën për verifikimin e PPP-ve dhe krijimin e një sistemi tatimor të sheshtë me normë 9%.

Partia “Mundësia”: Një shtet që nuk pengon, por ndihmon

Agron Shehaj solli qasjen e një sipërmarrësi. Për të, shteti është sot i panevojshëm në shumë hallka dhe vetëm sa e ndërlikon jetën e biznesit. Ai kërkon një administratë më të vogël dhe një sistem fiskal të thjeshtuar që ul koston dhe rrit mundësinë për investim të lirë.

Nisma “Shqipëria Bëhet”: kundër centralizimit dhe për konkurrencë reale

Pano Soko nga “Shqipëria Bëhet” foli për problemin e thellë të centralizimit ekonomik, që sipas tij ka krijuar një sistem pa konkurrencë. Plani i tyre përfshin një sistem taksimi të thjeshtë, rregullim të çështjes së pronave dhe zgjidhje për mungesën e fuqisë punëtore. Në këtë sfidë zgjedhore, ofertat ekonomike nuk janë më vetëm shifra dhe premtime, por tregues të filozofive të ndryshme për mënyrën se si mund të ndërtohet një Shqipëri më e drejtë, më e zhvilluar dhe më konkurruese. Tani topi është në fushën e votuesit.

Të fundit

Pesë këshilla që duhet të zbatoni nëse dëshironi të keni gjumë cilësor dhe të qetë

Nëse keni vështirësi për të fjetur ose zgjoheni shumë herët, filloni me këto pesë zakone të thjeshta të shëndetshme...

“Nuk ka karta për të luajtur”/ Trump akuzon Zelensky-n si pengesë për paqe

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e tij ndaj Krimesë, duke e quajtur atë një pengesë serioze...

U gjobitën nga BE me 700 milionë euro, Apple dhe Meta “bëjnë rezistencë”: E padrejtë

Bashkimi Evropian urdhëroi gjigandët e teknologjisë Apple dhe Meta që të paguajnë së bashkuë një shumë pre 700 milionë euro. BE lëshoi një gjobë prej...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane/ Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherazi kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë, deklaroi në një...

Kryeministri francez në telashe/ E bija boton librin ku rrëfen dhunën që pësoi në shkollë

Vajza e kryeministrit francez ka pohuar se është dhunuar në një shkollë dhe që babai i saj akuzohet se e ka injoruar gjatë kohës...

Lajme të tjera

Web TV