“E pashë dhe thashë…”/ Ky është vendi ku ka urdhëruar të prehet Papa Françesku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bazilika e Shën Marisë së Madhe ku Papa Françesku ka zgjedhur të varroset, është një kishë e shekullit të 5-të në zemër të Romës që tashmë strehon varret e shtatë papëve.

Papa argjentinas, i cili vdiq sot në moshën 88-vjeçare, tha në fund të vitit 2023 se donte të varrosej në bazilikën dhe jo në kriptën e Bazilikës së Shën Pjetrit, që do të ishte hera e parë në më shumë se tre shekuj që një papë varrosej atje.

“Menjëherë pas skulpturës së Mbretëreshës së Paqes (Virgjëreshës Mari) ka një gropë të vogël, një derë që të çon në një dhomë. E pashë dhe mendova: ‘ai është vendi.”

Në këtë bazilikë janë varrosur shtatë papë. I fundit ishte Klementi IX në vitin 1669.

Është gjithashtu vendi i fundit i pushimit të disa figurave të tjera të famshme, si arkitekti dhe skulptori Bernini, i cili ndërtoi kolonadën në sheshin e Shën Pjetrit.

Jorge Bergoglio, i cili ishte shumë i lidhur me kultin e Virgjëreshës Mari, meditonte në bazilikën, e cila zyrtarisht është pjesë e territorit të Vatikanit, para dhe pas çdo udhëtimi jashtë vendit. /e.t

Të fundit

Ndeshja nuk mbaron kurrë! Interi nuk vdes kurrë, barazon në minutën e fundit

Përballja mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League duket sikur nuk do mbarojë asnjëherë. Pas spektaklit në...

‘Buf kënete’, ‘çyryk’, Rama komenton gjuhën në fushatë: Epo, mua më mbetet satira!

Kryeministri Edi Rama flet në Report Tv edhe për tonet e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, etiketimin e Sali Berishës si buf...

Schmidt në OKB: Bosnja, në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, duke paraqitur raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Bosnje,...

“Këta të PS dalin natën me makina të huaja”, Gjin Gjoni: Janë njerëz të armatosur

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN me Loneta Progni ku...

Sa mandate mendon Rama se do marrë PS? Kryeministri: Na duhet diçka tjetër…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Report Tv në Repolitix flet për integrimin në BE, ndërsa thekson se vetëm PS mund ta ulë Shqipërinë...

Lajme të tjera

Web TV