Francë/ 19-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje në rrugë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin Clermont-Ferrand në Francë. Raportohet se një i ri shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në rrugë, në zonën e stacionit të trenit SNCF, konkretisht në Avenue Charras.

Sipas mediave franceze, autori ka qëlluar ndaj viktimës nga një makinë në lëvizje dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Policia dhe shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe tentuan ta shpëtonin të riun, 19 vjeç por pa sukses.

Ai u shpall i vdekur nga mjekët e urgjencës pak para orës 20:30. Burime policore thanë për mediat lokale se i riu shqiptar nuk ishte i njohur më parë për autoritetet dhe nuk rezulton të ketë pasur precedentë penalë.

Për hetimin e ngjarjes është angazhuar Divizioni për Kriminalitet të Organizuar dhe të Specializuar (DCOS), që ka nisur menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Identieti i viktimës nuk është bërë me dije nga mediat franceze.

Motivet e këtij ekzekutimi të rëndë nuk janë ende të qarta, por vendndodhja pranë një pike të njohur shpërndarjeje të lëndëve narkotike ka ngritur dyshime se mund të jetë e lidhur me prapaskena kriminale. Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Francë, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur sa më shpejt këtë vrasje që ndodhi në mes të rrugës, në një zonë të frekuentuar dhe në orare kur qarkullimi është ende i lartë.

Të fundit

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK. Trupi gjykues i...

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

Pete Davidson, aktori i njohur amerikan, ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se...

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut,...

Lajme të tjera

Web TV