Ndërron jetë Papa Françesku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Françesku është ndarë nga jeta në moshën 88 vjeçare pas problemeve shëndetësore, raporton ANSA.

Jorge Mario Bergoglio, i lindur më 17 dhjetor 1936 në Buenos Aires të Argjentinës, ishte Papa i 266-të i Kishës Katolike.

Papa Françesku u shfaq dje në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për të uruar “Gëzuar Pashkët” për mijëra besimtarë katolikë. Ai doli në një karrige me rrota dhe bëri me dorë nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit drejt turmave brohoritëse poshtë.

Fjalimi i tij tradicional i Pashkëve u mbajt nga një anëtar klerik ndërsa disa orë më vonë raportohet se ka ndërruar jetë.

Lajmin e hidhur e njoftoi Kardinali Farrel mëngjesin e sotëm.

“Të dashur vëllezër dhe motra, me dhimbje të thellë duhet të njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë Françesku. Në orën 07:35 të mëngjesit të sotëm peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit. E gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij. Ai na mësoi të jetojmë me fisnikërinë dhe vlerat universale të ungjillit, në favor të më të varfërve. Me mirënjohje të pamasë për shembullin e tij si dishepull i vërtetë i Zotit Jezus, ne e përgëzojmë shpirtin e Papa Françeskut për dashurinë e pafund të mëshirshme të Zotit”, tha ai./E.S

Të fundit

Macron flet nga Tirana: Rusia po refuzon mundësinë e armëpushimit pa kushte

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përmes një statusi në Instagram bëri të ditur se presidenti rus Vladimir Putin nuk...

“Paqe minimaliste” në Stamboll, Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 1000 robër lufte

Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord që të shkëmbejnë të burgosurit e luftës. Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov ka informuar gazetarët ukrainas për...

Rrugët kthehen në lumenj në Spanjë, breshri zbardh zonat turistike

Një stuhi e madhe breshri dhe shiu ka goditur Spanjën Jugore, duke mbuluar me akull plazhet e njohura turistike dhe duke përmbytur rrugët në...

Vinicius po bën lojë të dyfishtë me Real Madridin, Perez kupton “filmin”

Vinicius Junior po negocion ende për rinovimin e kontratës me Real Madridin, por po bën lojë të dyfishtë, sepse agjentët e tij po flirtojnë...

“Kisha vënë bast”, Stresi zbulon takimin me Noizyn pas Zgjedhjeve

I ftuar në TAR, Stresi foli për karrierën e tij, planet e afërta muzikore dhe sigurisht, si gjithmonë kur bëhet fjalë për Stresin, për...

Lajme të tjera

Web TV