“Papa i të gjithë popullit”- Liderët botërorë homazhe për ndarjen nga jeta të Françeskut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liderët botërore kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, i cili drejtoi Selinë e Shenjtë që prej vitit 2013, ndërsa sot në orët e para të mëngjesit ai u nda nga jeta në moshën 88 vjeçare.

Presidenti francez Emmanuel Macron është ndër liderët e parë botërorë që i bëri homazhe Papa Françeskut, duke e quajtur atë një “njeri të përulur, në anën e më të cenuarve dhe më të brishtëve”.

Nënpresidenti i SHBA, JD Vance, i cili e takoi ditën e djeshme Papën tha se ishte i lumtur që e kishte parë një ditë më parë.

“Sapo mësova për vdekjen e Papa Françeskut. Mendimet e mia shkojnë për miliona të krishterë në mbarë botën që e donin atë. Isha i lumtur që e pashë dje, edhe pse ishte shumë i sëmurë. Por do ta kujtoj gjithmonë për predikimet e tij në ditët e para të Covid. Ai ishte vërtet i mrekullueshëm” , tha Vance. “

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni tha se e gjithë bota do ta kujtojë Atin e Shenjtë, si “Papa i Popullit:’. “Do të më mungojë edhe mua, kishim një marrëdhënie të jashtëzakonshme personale, mund të flisje për çdo gjë, ishte shumë i veçantë”.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thotë se “ai frymëzoi miliona njerëz, shumë përtej Kishës Katolike, me përulësinë dhe dashurinë e tij”

Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola thotë se “buzëqeshja e tij pushtoi zemrat e miliona njerëzve në mbarë globin”

Kryeministri i Indisë Narendra Modi thotë se është “thellësisht i trishtuar” nga vdekja e Papa Françeskut.

Kryeministri polak Donald Tusk e kujton Papa Françeskun si një “njeri të mirë, të ngrohtë dhe të ndjeshëm”.

Presidenti i Egjiptit Abdul Fattah al-Sisi tha se Papa Françesku “ishte një zë paqeje, dashurie dhe dhembshurie”.

Lexo edhe :  Aventura që për pak u kthye në tragjedi, parashutisti rrëmbehet nga erërat (VIDEO)

Kryeministri holandez Dick Schoof thotë se Papa Françesku ishte në çdo mënyrë një njeri i popullit.

Presidenti izraelit Isaac Herzog përshëndet “dhembshurinë e tij të pakufishme”, ndërsa Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter thotë se Papa Françesku ishte një “udhëheqës i madh shpirtëror, një avokat i palodhur për paqen”./E.S

Të fundit

Tragjedi në ajër/ Rrëzohen dy aeroplanë, humbin jetën 3 persona

Një aeroplan i vogël u rrëzua dje në Gjermani, në një zonë pyjore të Edemissen, Saksonia e Poshtme, duke...

Horoskopi ditor, 2 Qershor 2025

Dashi Dëshira juaj për me shume liri dhe refuzimi ndaj detyrimeve dhe angazhimeve ne çift do sjellin mosmarrëveshje me partnerin. Ndryshoni sa me shpejt nëse...

Trump befason: Biden ka ndërruar jetë, u zëvendësua me një klon

Presidenti amerikan Donald Trump ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi ka rishpërndarë një postim të pazakontë në platformën e tij “Truth...

Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë: Rusia mund të sulmojë NATO-n

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme, sipas shefit të mbrojtjes...

Sali Berisha nesër në SPAK, mobilizon militantët në protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë nesër në orën 9:30 në SPAK për të respektuar masën e “detyrim paraqitje” të vendosur...

Lajme të tjera

Web TV