Për 2 mijë euro ryshfet, burg oficerit, SPAK jep detaje për aferën e shefave të Rrugores

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Edison Tabakun, oficerin e Policisë Gjyqësore, të arrestuar për aferën e korrupsionit ku dyshohet të jenë përfshirë edhe shefi i qarkullimit të Tiranës, Roven Zeka, dhe shefi i hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku.

Tabaku ka mbajtur qëndrim mohues për akuzën, por nuk ka dhënë deklarime më të hollësishme. Ndërkohë, në një njoftim zyrtar, SPAK bëri me dije se aksidenti, për të cilin dyshohet se do të merrej ryshfet nga zyrtarët e policisë, ka ndodhur më 16 prill në kryeqytet, ku nga përplasja e dy automjeteve janë lënduar lehtë 5 vetë.

Sipas hetimit, punonjës të policisë rrugore i kanë kërkuar 2 mijë euro shkaktares së aksidentit, me qëllim mosarrestimin e saj. Shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër. Bashkëshorti i saj e ka siguruar shumën dhe SPAK ka provuar se ajo i është dorëzuar njërit prej zyrtarëve të policisë.

Gjatë kontrolleve të kryera pas ndalimit të tre zyrtarëve të policisë janë sekuestruar edhe shumat 2.5 milionë lekë dhe 26 mijë euro. Të dyshuarit Zeka dhe Novaku pritet të dalin të martën para Gjykatës për masën e sigurisë./E.T

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV